Letoni 2-2 Andorra

Sport

Botërori 2026/ Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë

11 Tetor, 17:25| Përditesimi: 11 Tetor, 17:27

  • Share

Andorra ka marrë pikën e parë në këto kualifikuese në grupin K për Kupën e Botës 2026, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në sfidën e luajtur në Riga, Letonia dhe Andorra u ndanë në barazim 2-2. Andorra gjeti e para avantazhin me Moises San Nicolas në minutën e 33-të, ndërsa vendasit barazuan shifrat brenda pjesës së parë, me Zelenkovs në minutën e 41-të.

Në minutën e 55-të, Gutkovskis kaloi vendasit në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë. Andorra barazoi shifrat me Ian Oliviera në minutën e 78-të.

Me këtë barazim Andorra merr pikën e parë në grup, duke frenuar Letoninë. Sot në orën 20:45 luhet Serbi - Shqipëri në Leskovac.

Renditja në Grupin K

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?