Tifozat Kuq e Zi

Sport

Botërori 2026/ FSHF 'diktat' mbi tifozët, ndryshon procedurën e pajisjes me bileta para ndeshjes Shqipëri - Serbi

12 Maj, 17:05| Përditesimi: 12 Maj, 17:13

  • Share

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme për shitjen e biletave, me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë.

Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit (22 mijë ulëse), FSHF bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet procedura e mëposhtme:

–              Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky formular do të publikohet nga FSHF më 15 maj 2025.

–              Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta.

–              Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat.

–              Të përzgjedhurit do të njoftohen disa ditë para ndeshjes nëpërmjet adresës së tyre elektronike.

–              Pas njoftimit, ata do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, në periudhën 30 maj – 2 qershor 2025.

–              Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen në adresën e regjistruar të emailit.

FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.

Një procedurë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe duket se FSHF kërkon të kontrollojë tifozët për ndeshjen kundër Serbisë e cila është më shumë se një përballje futbolli për vetë historinë mes popujve dhe përplasjes së FSHF-së me grupimin ultras 'Tifozat Kuq e Zi'.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?