Sport

Botërori 2026/ Hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri - Serbi në 'Arenën Kombëtare'

15 Maj, 12:09| Përditesimi: 15 Maj, 14:38

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri - Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026 (7 qershor në 'Arenën Kombëtare').

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online. Deri në katër bileta mund të marrë një përdorues, teksa nuk ka të drejtën e rishitjes pasi në to do ketë emrin dhe mbiemrin.

Si të aplikoni:

Regjistrohuni në platformën ebileta.al duke përdorur adresën tuaj të e-mailit.

Zgjidhni tribunën e stadiumit.

Plotësoni të dhënat personale (emër, mbiemër, e-mail) në formularin përkatës.

Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit.

Afatet dhe procesi i përzgjedhjes:

Afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj.

Pas mbylljes së aplikimeve, do të zhvillohet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike, përmes shortit elektronik.

Blerja dhe marrja e biletave:

Të përzgjedhurit do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, gjatë periudhës 30 maj – 2 qershor 2025.

Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e regjistruar të e-mailit.

FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?