Franco Mastantuono 'i merr' fanellën me numrin 10 Messit

Sport

Botërori 2026/ Makth për Argjentinën dhe Brazilin, humbasin në ndeshjet e fundit kualifikuese! Franco Mastantuono i merr 10-n Messit

10 Shtator, 13:34| Përditesimi: 10 Shtator, 14:17

  • Share

Zona e Amerikës Latine ka mbyllur sfidat kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në grupin e saj dhe Argjentina, Ekuadori, Kolumbia, Uruguai, Brazili e Paraguai kanë marrë një biletë për në fazën finale. Bolivia, falë fitores 1-0 kundër Brazilit siguroi të drejtën që të jetë pjesë e play-off që do zhvillohet në mars 2026.

Në El Alto, Bolivia vendase mposhti 1-0 Brazilin falë penalltisë që u kthye në gol nga Miguelito në fundin e pjesës së parë. Ky rezultat, gërshetuar edhe me humbjen 3-6 të Venezuelës nga Kolumbia, ka bërë që të jetë Bolivia pjesë e play-off. Pas ndeshjes Brazili protestoi për vonesat e lojës, shtrirjen e futbollistëve vendas në fushë, apo hedhjen e topave në fushë gjatë lojës nga fëmijët pas porte.

Në 'Monumental' të Guayaquil, Ekuadori iu fal golit të Valencias nga pika e bardhë e penalltisë për ta mbyllur grupin në vendin e dytë dhe për të marrë një fitore historike 1-0 kundër Argjentinës. Kampionët në fuqi të Botës nuk do kenë Otamendin për ndeshjen hapëse të Botërorit, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Mungesa e Lionel Messit bëri që ylli i ri i Real Madrid, Franco Mastantuono, të mbante veshur fanellën me numrin 10.

Kupa e Botës, grupi kualifikues në zonën e Amerikës Latine

E martë, 9 shtator 2025

Ekuador 1-0 Argjentinë

Bolivi 1-0 Brazil

Kili 0-0 Uruguai

Peru 0-1 Paraguai

Venezuela 3-6 Kolumbi

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?