Për herë të parë në histori, Kupa e Botës 2026 (11 qershor - 19 korrik 2026) do të zhvillohet me 48 skuadra. 16 ekipe kombëtare europiane do të marrin pjesë në Botërorin që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë në vazon e tretë gjatë hedhjes së shortit për kualifikueset.
Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në mars 2026.
Shorti do të hidhet më 13 dhjetor 2024, në Zyrih të Zvicrës dhe 12 grupe do të ndahen me 4 ose 5 skuadra. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje - ardhje.
Grupet me nga 5 ekipe do t’i nisin kualifikueset në muajin mars 2025, ndërsa grupet me nga 4 skuadra në muajin shtator 2025. Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të përfundojnë në nëntor 2025.
12-të vendet e para të grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës 2026, ndërsa 4 vendet e mbetura do të përcaktohen nga faza play-off.
Si do të funksionojë faza play-off për Kupën e Botës 2026?
12 vendet e dyta nga grupet e kualifikueseve marrin pjesë në play-off, së bashku me 4 ekipe nga UEFA Nations League 2024/25 që në bazë të paraqitjeve në grup, do të ketë edhe një klasifikim të përgjithshëm të të gjitha ligave (A, B, C, D).
16 skuadra në fazën play-off do të ndahen në 4 grupe me nga 4 ekipe. Në çdo grup do të luhen dy ndeshje gjysmëfinale me vetëm një takim dhe më pas do të përcaktohen 4 finalet e fazës play-off. 4 ekipet fituese do të kualifikohen në Kupën e Botës 2026. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në periudhën 26-31 mars 2026.
Shorti për ndarjen e grupeve
13 dhjetor 2024
Ndeshjet kualifikuese
mars - nëntor 2025
Ndeshjet e fazës play-off
26-31 mars 2026
Kupa e Botës 2026
11 qershor - 19 korrik 2026