RIGA - Kombëtarja serbe e futbollit fitoi 0-1 kundër Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Tanimë ballkanasit i ushtrojnë presion Shqipërisë, duke kaluar tanët në renditje.
Sfida në Riga u vendos në minutën e 12-të nga Vlahovic, me asistin e Katai. Paccka se dueli ishte me disa raste të tjera, gjithçka u mbyll 0-1.
Letonia viziton të martën Tiranën dhe në ‘Air Albania’ përballet me Shqipërinë, aty ku djemtë e Sylvinhos duhet të marrin patjetër tri pikë.
Anglia me 9 pikë pas tre ndeshjeve kryeson Grupin K, ndjekur nga Serbia me 7 pikë pas tre ndeshjeve.
Shqipëria me pesë pikë pas katër ndeshjeve zbret në pozitën e tretë. Letonia me katër pikë pas katër ndeshjeve pozicionohet e katërta, ndërsa Andorra me zero pikë pas katër ndeshjeve mbyll renditjen.
Komente
