Festa e Holandës

Sport

Botërori 2026/ Serbia i falet tripletës së Mitrovic, Holanda i shënon 8 gola Maltës! Fitojnë Austria e Rumania, bie Polonia (Renditja)

11 Qershor, 11:31| Përditesimi: 11 Qershor, 11:35

  • Share

Zona e Evropës ka zhvilluar disa nga ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Mbrëmjen e 10 qershorit në fushë u luajtën gjashtë takime në tre grupe.

Në Grupin G, Holanda mposhti 8-0 Maltën në një sfidë që nuk kishte shumë histori. Depay me dopietë, van Dijk, Simons, Malen (2x), Land dhe van de Ven ishin autorët e golave. Pas dy ndeshjeve Holanda ka gjashtë pikë.

Po për Grupin G tri pikë siguroi edhe Finlanda që mposhti 2-1 Poloninë. Pohjanpalo dhe Kallmen shënuan te vendasit, ndërsa Kiuior shkurtoi për polakët. Finlanda mban kreun me shtatë pikë dhe një ndeshje më shumë të luajtur se Holanda.

Renditja në Grupin G

Për Grupin H Rumania fitoi 2-0 kundër Qipros me golat e Tanase dhe Man. Ndërkohë Austria fitoi 0-4 kundër San Marinos me dopietën e Arnautovic dhe golat e Gregoritsch e Baumgartner. Me një ndeshje më shumë se Austria, këtë grup e kryeson Bosnja dhe Hercegovina.

Renditja në Grupin H

Në Grupin K, Shqipëria barazoi 1-1 në udhëtim me Letoninë duke marrë një rezultat zhgënjyes. Ndërkohë po në këtë grup ishte Serbia që siguroi tri pikët e para duke mposhtur 3-0 Andorrën me tripletën e kapitenit Mitrovic.

Renditja në Grupin K

Kualifikueset e Kupës së Botës, e martë 10 qershor:

Grupi G

Finlandë 2-1 Poloni

Holandë 8-0 Maltë

Grupi H

Rumani 2-0 Qipro

San Marino 0-4 Austri

Grupi K

Letoni 1-1 Shqipëri

Serbi 3-0 Andorra

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?