Spanja feston suksesin në Konya

Sport

Botërori 2026/ Spanja shënon 6 gola në Turqi, Gjermania shijon suksesin e parë! Holanda tri pikë me vuajtje, 'shpërthen' Belgjika (GOLAT)

8 Shtator, 08:39| Përditesimi: 8 Shtator, 09:20

  • Share

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 vijuan të diel me tetë ndeshje në katër grupet e zonës evropiane (UEFA). Skuadrat kombëtare u panë të 'karikuara', teksa nuk munguan goleadat. Tri pikë siguruan Gjeorgjia, Holanda, Maqedonia e Veriut, Belgjika, Gjermania, Sllovakia, Polonia dhe Spanja.

Në stadiumin e Konyas, Spanja fitoi 0-6 kundër vendasve të Turqisë. 'Furia e Kuqe' nuk u përmbajt dhe kryeson Grupin E kualifikues të Botërorit 2026 me gjashtë pikë pas dy takimeve të luajtura. Tre gola në secilën pjesë shënuan të besuarit e De la Fuentes. Heroi i takimit ishte Mikel Merino me tre gola, ndërsa Pedri shënoi dopietë, ndërsa një gol shënoi edhe Ferran Torres.

Në Këln, Gjermania u rikthye te fitorja duke mposhtur 3-1 Irlandën e Veriut në Grupin A kualifikues. Pas humbjes 2-0 në Sllovaki katër ditë më parë, 'Panzerat' reflektuan dhe iu falën golave të Gnabryt, Amirit dhe Wirtz për tri pikët e para në grup. Për miqtë shkurtoi Price.

Në Lituani, vendasit u mposhtën 2-3 nga Holanda. Sfida e Grupit G kualifikues pa 'Tulipanët' më kërkues dhe golat erdhën në minutën e 11-të nga Depay dhe në të 33 nga Timber. Megjithatë Lituania barazoi me Gineitis dhe Girdvainis brenda pjesës së parë. Duhej sërish Memphis Depay në minutën e 63-të që me golin e dytë personal t'i jepte tri pikë Holandës për kreun e grupit. Me këtë dopietë Depay kalon Robin van Persie dhe me 52 gola bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Holandës.

Kualifikueset, Kupa e Botës 2026 - Zona evropiane (UEFA) - e diel, 08 shtator 2025

Grupi A

Gjermani 3-1 Irlandë e Veriut

Luksemburg 0-1 Sllovaki

Grupi E

Gjeorgji 3-0 Bullgari

Turqi 0-6 Spanjë

Grupi G

Lituani 2-3 Holandë

Poloni 3-1 Finlandë

Grupi I

Maqedoni e Veriut 5-0 Lihtenshtain

Belgjikë 6-0 Kazakistan

Ora 09:18
VIDEO/ Adoleshenti Lamine Yamal humbet pasaportën pas ndeshjes në Turqi, ekipi spanjoll e pret një orë në autobus

Pas fitores 0-6 të Spanjës në Turqi, xhiron e medieve po e bëjnë pamjet e Lamine Yamal. Sulmuesi i Spanjës humbi pasaportën për të mos e gjetur kurrë. Ai është filmuar pas sfidës të zhvilluar në Konya duke kërkuar mjetin identifikues, por që sipas 'Beyaz Futbol' nuk e gjeti kurrë. 18-vjeçari u kthye edhe në dhomat e zhveshjes të stadiumit, por pa rezultat. Ekipi e priti afro një orë në autobus, me Yamal që u pa nervoz dhe në fund nuk gjeti asgjë.

Përfundimisht ai u largua pa pasaportën e tij, ndërsa Federata Spanjolle e Futbollit kërkoi ndihmën e qeverisë së saj për të ndërhyrë nga ana diplomatike.

Ora 08:46
VIDEO/ Holanda fiton 2-3 në Lituani, merr kryesimin e Grupit G kualifikues

Në Lituani, vendasit u mposhtën 2-3 nga Holanda. Sfida e Grupit G kualifikues pa 'Tulipanët' më kërkues dhe golat erdhën në minutën e 11-të nga Depay dhe në të 33 nga Timber. Megjithatë Lituania barazoi me Gineitis dhe Girdvainis brenda pjesës së parë. Duhej sërish Memphis Depay në minutën e 63-të që me golin e dytë personal t'i jepte tri pikë Holandës për kreun e grupit. Me këtë dopietë Depay kalon Robin van Persie dhe me 52 gola bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Holandës.

Ora 08:44
VIDEO/ Gjermania rikthehet te suksesi, mposht 3-1 Irlandën e Veriut

Në Këln, Gjermania u rikthye te fitorja duke mposhtur 3-1 Irlandën e Veriut në Grupin A kualifikues. Pas humbjes 2-0 në Sllovaki katër ditë më parë, 'Panzerat' reflektuan dhe iu falën golave të Gnabryt, Amirit dhe Wirtz për tri pikët e para në grup. Për miqtë shkurtoi Price.

Ora 08:43
VIDEO/ Spanja 'tërmet' në Konya, i shënon 6 gola Turqisë

Në stadiumin e Konyas, Spanja fitoi 0-6 kundër vendasve të Turqisë. 'Furia e Kuqe' nuk u përmbajt dhe kryeson Grupin E kualifikues të Botërorit 2026 me gjashtë pikë pas dy takimeve të luajtura. Tre gola në secilën pjesë shënuan të besuarit e De la Fuentes. Heroi i takimit ishte Mikel Merino me tre gola, ndërsa Pedri shënoi dopietë, ndërsa një gol shënoi edhe Ferran Torres.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 08/09/2025 09:23

    Tipik gabel futbolli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?