Aktori Laert Vasili i ftuar në emisionin Botërori+ në Report Tv para ndeshjes Zvicër-Serbi duket se kishte parandjerë simbolin e shqiponjës që kanë bërë Xhaka dhe Shaqiri.
Më e bukura është që të bëjë gol Shaqiri apo Xhaka, të heqë bluzën dhe të dalë me flamurin shqiptar. Aty do të ndërpritej loja, pasi do të hidheshin serbët. Nëse na dëgjon, dërgojini ndonjë mesazh.
Laert Vasili
Ndeshja u mbyll me fitoren e Zvicrës me dy golat e Xhakës dhe Shaqirit, të cilët bënë edhe shqiponjën.
Komento