Peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj

Botërori ‘bileta’ e fundit për Lojërat Olimpike! Sëmuret Qerimaj, në Tajlandë vetëm Briken Calja

1 Prill, 15:58| Përditesimi: 1 Prill, 16:01

  • Share

Nga e diela ka nisur në Tajlandë kampionati botëror i peshëngritjes ku është rregjistruar edhe Shqipëria dhe që janë garat e fundit kualifikuese për Lojërat Olimpike të Paris 2024. Fillimisht ishte menduar se do garonim me dy sportistë, por në fund është tërhequr Erkand Qerimaj dhe si rezultat Shqipërinë e përfaqëson vetëm Briken Calja.

Sa i takon Qerimajt, i cili gjithashtu kishte zgjedhur të garonte në kategorinë 73 kilogramë, ka bërë të ditur se nuk ka udhëtuar në Tajlandë për shkak të një problemi shëndetësor. Më saktësisht një virozë stinore.

Tani shpresat varen vetëm nga Briken Calja, i cili pasi ka fituar betejën me rënien nga pesha, duke zbritur në kategorinë 73 kg, synon shkëlqimin në botëror dhe një biletë kualifikuese për në Olimpiadë. Por ky nuk do të jetë një mision i lehtë për Caljen, i cili do të konkurrojë nga Bateria B e peshave 73 kg, ndërsa gara e shtërmenasit do të zhvillohet mëngjesin e 4 prillit në orën 08:30 me të Shqipërisë.

Caljen e pret një rivalitet i lartë mes 35 garuesve në tri bateri, ndërsa 34-vjeçari kuqezi është më i madhi në moshë nga të gjithë konkurruesit e peshës 73 kg.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?