Jo mirë ka shkuar gara e atletit Franko Burraj, i cili mori pjesë në Botërorin e Atletikës që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Burraj u rendit i teti në baderinë e tij dhe nuk pati mundësinë të kualifikohej në gjysmëfinale. Në garën e shpejtësisë së 200 metrave atleti nga Shkodra rregjistroi kohën 21 sekonda e 52 të qintat, duke u renditur i 52 në listën përfundimtare dhe duke lënë pas vetes vetëm 5 garues.
Përveç Burrajt në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest merr pjesë edhe Luiza Gega, e cila do të garojë sonte në orën 20:23 në disiplinën e 3000 metarve me pengesa. Pavarësisht se ka vuajtur një dëmtim ajo ka vendosur të zbresë në pistë.