Atletja shqiptarja Luiza Gega është renditur e 5-ta në garën 3000 metra me pengesa në Botërorin e Atletikës në Oregon të SHBA-së. Luiza Gega ka thyer rekordin kombëtar duke kapur kohën 9 minuta, 10 sekonda e 4 të qindtat .
Pak ditë më parë, atletja Luiza Gega fitoi medalje ari në lojërat Mesdhetare me kohën 9:14 dhe e ka përmirësuar kohën me 4 sekonda në Botërorin e Atletikës.
Në vendin e parë u rendit atletja Norah Jeruto nga Kazakistani me shpejtësi 8:53:02. Vendin e dytë dhe të tretë e fitoi Etiopia, konkretisht me Werkuha Getacheë me kohën 8:54:61 dhe Makides Abebe me kohën 8:56:08.
Atletja shqiptarja Luiza Gega është renditur e 5-ta në garën 3000 metra me pengesa në Botërorin e Atletikës në Oregon të SHBA-së. Luiza Gega ka thyer rekordin kombëtar duke kapur kohën 9 minuta, 10 sekonda e 4 të qindtat, duke arritur kështu një rezultat historik.
Atletja, lidhur me këtë fitore ka reaguar në rrjetet ku ka shprehur edhe emocionet duke qenë se vendosi edhe rekord kombëtar.
"E 5-ta në botë, rekord i ri kombëtar me kohën 9 minuta, 10 sekonda dhe 04 të qintat. Kjo foto thotë çdo gjë, jam kaq e lumtur,”-shkruan atletja e cila më pas shreh dhe falënderimet për personat që e kanë ndihmuar në këtë arritje, përfshirë edhe trajnerin Selman Stërmasi.
Presidenti Ilir Meta, ka uruar sportisten Luiza Gega e cila është renditur e pesta në kampionatin botëror.
Meta shprehet se kjo është një arritje të shkëlqyer për atletikën tonë.
“E pesta në botë! Sukses i jashtëzakonshëm i kampiones, Luiza Gega në finalet e Botërorit! Urimet më të përzemërta për këtë arritje të shkëlqyer për Atletikën tonë!”, ka thënë ai.
Luiza Gega arriti sot një rezultat historik për atletikën shqiptare në Botërorin e Amerikës, një detaj që e ka emocinuar shumë sportisten. Në rrjetet sociale 33-vjeçarja ka shprehur edhe emocionet duke qenë se vendosi edhe rekord kombëtar.
“E 5-ta në botë, rekord i ri kombëtar me kohën 9 minuta, 10 sekonda dhe 04 të qintat. Kjo foto thotë çdo gjë, jam kaq e lumtur,”-shkruan shkurtimisht atletja e cila më pas bën edhe një sërë falenderimesh për personat që e kanë ndihmuar në këtë arritje, përfshirë edhe trajnerin Selman Stërmasi.
O krenaria e ketij vendi, urime! Uroj te te vleresojne edhe ekonomikisht per djersen tende!
PërgjigjuTe lumte Luiza Gega. Ia dole te besh histori te shkelqyer ne atletiken shqiptare. Faleminderit per krenarine qe i dhe vendit tone.
Përgjigju