Botërori i Katarit, Shqipëria nis sonte rrugëtimin nga Andorra

25 Mars 2021, 10:32| Përditesimi: 25 Mars 2021, 12:17

  • Share

Rruga për në Botërorin e Katarit për Shqipërinë është e gjatë dhe shumë e vështirë e nis mbrëmjen e sotme nga Andorra.  Në “Estadi Nacional” të Andorrës kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me fitore dhe tri pikë fushatën kualifikuese.

Skuadra nën drejtimin e teknikut Edy Reja dje zhvilloi edhe stërvitjen e fundit në prag të takimit që sot nis në 20:45 dhe grupi është i plotë, futbollistët nuk kanë asnjë problem dhe formacioni thuajse është caktuar. Prapavija duket se do të jetë e gjitha italiane pra me futbollistë që aktivizohen përtej Adriatikut. Berisha si kapiten në portë por titullar mund të jetë edhe Strakosha. Në skemën 3-5-2 të trajnerit mbrojtjen do ta përbëjnë Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla.

Nga krahët Hysaj i sigurt në të djathtë ndërsa në të majtë ka balotazh mes Lenjanit e Uzunit. Treshen e mesit të fushës do e formojnë Bare, Gjasula e Memushaj ndërsa në sulm do jetë dyshja Cikalleshi-Manaj. Në konferencën për shtyp para ndeshjes Reja ka thënë se shpreson që forma e mirë e Ligës së Kombeve të vijojë dhe se do fitore ashtu si edhe portieri Berisha kërkon po ashtu tre pikët dhe nënvizon se nuk lejohen hapa fals. Prurja e re Bajrami ende ka probleme me dokumentacionin. Shqipëria para dy vitesh e mundi Andorrën në fushën e saj 3-0 dhe është superfavorite edhe për kompanitë e basteve. Tre pikët me Andorrën shërbejnë edhe për moralin në sfidën e së dielës ndaj Anglisë./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?