Pas fundit të fazës çerekfinale të Champions League, janë plotësuar edhe 12 skuadrat evropiane që do jenë pjesë e Kupës së Botës për Klube, e cila luhet verën që vjen në SHBA. Eliminimi i Arsenalit nga Bayern Munich ka bërë që të jetë RB Salzburgu pjesë e këtij eventi, kjo pas koeficientëve të UEFA-s, duke qënë skuadra e vetme austriake.
Turneu do të jetë i ri kryesisht për shkak të formatit të tij, pasi për herë të parë Kampionati Botëror i Klubeve do të zhvillohet në mënyrën në të cilën zhvillohen turnetë kryesore kombëtare, me tetë grupe me nga katër ekipe secila, në verën mes qershorit dhe korrikut dhe me një fazë eliminimi.
Organi botëror i futbollit planifikon të mbajë turneun çdo katër vjet , me synimin për të paraqitur të gjitha ekipet më të mira nga të gjitha konfederatat kryesore kontinentale.
12 klubet evropiane që janë konfirmuar:
Francë - PSG
Austri - RB Salzburg
Portugali - Porto, Benfica
Itali - Inter, Juventus
Angli - Chelsea, Manchester City
Gjermani - Bayern Munich, Dortmund
Spanjë - Real Madrid, Atletico Madrid