Chelsea feston suksesin

Sport

Botërori i Klubeve/ Chelsea në fronin e botës, turpëron 3-0 PSG-në në finale dhe merr me vete 100 mln dollarë! Trump në stadium

13 Korrik, 23:13| Përditesimi: 13 Korrik, 23:25

  • Share

SHBA, New Jersey - Pas një muaji aktivitet në Kupën e Botës për Klube, Chelsea ia doli të ngrejë trofeun e kampionit duke mposhtur në finale 3-0 PSG-në. Dominim nga djemtë e Marescas që ulën me ‘këmbë në tokë’ kampionët e Champions League.

Ndeshja nisi mirë për Chelsean, pasi pas vetëm 22 minutave lojë Cole Palmer zhbllokoi ndeshjen me asistin e Malo Gustos. Tetë minuta më vonë sërish Palmer u tregua ‘akull i ftohtë’ dhe dërgoi në rrjetë pasimin final të Colwill. Kur pritej që PSG të ‘zgjohej’, ishte Joao Pedro që ‘vulosi’ takimin me golin e tretë të asistuar nga Palmer, që padyshim ishte njeriu i ndeshjes.

Në pjesën e dytë heroi i Chelsea ishte portieri Sanchez që ndali Dembele dhe Vitinha për dy gola të sigurt. Në fund PSG mbeti me një lojtar më pak, kjo pas daljes me karton të kuq të Joao Neves. Nuk munguan as tensionet mes futbollistëve në fushë, por gjithçka u shua dhe Chelsea festoi suksesin.

Kështu, futbolli mbyll një sezon të gjatë dhe skuadrat do marrin disa javë pushim para se të nisin përgatitjet për edicionin e ri që fillon në gusht.

Pushimi mes pjesëve 22 minuta

Në këtë duel u vu re se FIFA lejoi që pushimi mes pjesëve të ishte 22 minuta dhe jo 15 si gjithmonë, kjo për arsye se një spektakël me emrat më në zë të muzikës botërore u zhvilluar për të argëtuar më shumë se 82 mijë spektatorët në impiant.

Trump në stadium

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e shijoi këtë ndeshje nga tribunat e stadiumit, i shoqëruar nga bashkëshortja Melani, krah kreut të FIFA-s, Gianni Infantino dhe personaliteteve të futbollit botëror dhe zyrtarëve më të lartë të dy klubeve.

Me këtë sukses, Chelsea ka arkëtuar gati 100 milionë dollarë, 50 mln vetëm nga trofeu dhe pjesa tjetër nga arritjet në këtë turne. Ndërkohë PSG do kënaqet me diçka më pak (40 mln dollarë vetëm nga vendi i dytë), por djemtë e Luis Enriques që u futën në fushë me statusin e protagonistit, zhgënjyen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?