Një dëmtim i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme (5 korrik) gjatë ndeshjes çerekfinale të Botërorit të Klubeve që po zhvillohej në Atlanta të Gorgia, (Mercedes-Benz Stadium) në SHBA, mes PSG dhe Bayern Mynih, që u fitua nga kampionët në fuqi të Champions pas një takimi të mbushur jo vetëm me emocione, por edhe me 2 të kuqe për francezët.
Në fund të pjesës së parë ka ardhur momenti shokues, kur gjatë një aksioni, lojtari i ekipit gjerman, Jamal Musiala, është përplasur me portierin italian të kampionëve të Champions League, Gianluigi Donnaruma.
Sulmuesi bavarez hyri në zonë dhe pa dashje u “mbërthye” nga Gigi Donnarumma në këmbën e majtë.
Imazhi i këmbës së tij pothuajse me imazhin e këputjes bëri xhiron e botës dhe siç duket nga foto, ai ka një frakturë. Lojtari u nxor nga fusha me barelë dhe portieri italian shpërtheu në lot kur pa pamjet e këmbës së thyer, informon spanjollja “Marca”. Më pas, sipas mediave, ai u dërgua në spital.
Por pavarësisht dy kartonëve të kuq (në minutën 81 Pacho dhe Hernandez në 92), PSG arriti të fitonte 2-0 në fraksionin e fundit ndaj gjermanëve, me gola të Doue në të 76 dhe të Dembele në 96-ën, duke shkuar në gjysmëfinale, ku pret një mes skuadrave Borusia Dortmund dhe Real Madrid, që ndeshen po mbrëmjen e sotme.
Komente
