SHBA - Këtë të mërkurë në orën 21:00 në "MetLife Stadium" në New York, PSG dhe Real Madrid do diskutojnë mes tyre gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës për Klube. Fituesi i këtij dueli, që mund të zgjasë edhe më shumë se 90 minuta, do përballet në finalen e 13 korrikut me Chelsean.
Kampionët në fuqi të Evropës, PSG, vijnë në këtë duel me vetëm një mungesë, atë të Mukiele. Trajneri Luis Enrique pritet të hedhë në fushë një skemë 4-3-3, me yjet që do jenë nga minuta e parë. Donnarumma pritet në portë, ndërsa mbrojtja do formohet nga Hakimi, Marquinhos, Beraldo dhe Mendes. Mesi i fushës do përbëhet nga Vitinha, Neves dhe Ruiz, teksa sulmi nga Doue, Kvaratskhelia dhe Dembele.
Nga ana tjetër, Xabi Alonso nuk do ketë të gatshëm Alaban, Endrick, Huijsen dhe Mendy, teksa në dyshim edhe Camavinga. Nga minuta e parë në fushë pritet Kylian Mbappe, që do e ketë përballjen e parë kundër ish skuadrës. Alonso pritet të luajë me skemën 4-3-3, ku në portë ka vend për Courtois. Mbrojtja do përbëhet nga Alexander-Arnold, Rudiger, Asencio dhe Garcia. Mesi i fushës do përbëhet nga Tchouameni, Valverde dhe Bellingham, teksa sulmi nga Vinicius, Guler dhe Mbappe.
Formacionet e mundshme
Komente
