ZAGREB, Kroaci - Ka filluar këtë fundjavë në Zagreb Kampionati Botëror i Mundjes për të rritur, me dy përfaqësuesit e parë të Shqipërisë që zbritën sot në tapet.
Në peshën 70 kilogramë të stilit të lirë, Islam Dudaev u mposht që në ndeshjen e parë, duke pësuar një humbje të thellë 9-1 ndaj hungarezit Ismail Musukaev. Një rezultat surprizues për mundësin kuqezi, i cili vetëm një vit më parë rrëmbeu medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. As shorti nuk ishte në favor për rusin e natyralizuar si shqiptar, teksa rivali i parë është kampion bote. Pavarësisht humbjes në sfidën e parë, ekziston mundësia që Dudaev të 'ripeshkohet' në vijim të këtij turneu.
Ndërkohë, në kategorinë 61 kilogramë, debutimi i Zelimkhan Abakarov rezultoi pozitiv. Ai mposhti me rezultat të pastër 3-0 turkun Emrah Ormanoglu, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.
Në Botërorin e këtij viti, Shqipëria do të përfaqësohet edhe nga mundësit Chermen Valiev, Gjete Prenga dhe Albina Drazhi, të cilët do të zbresin në tapet në ditët në vijim.
Islam Dudaev me uniformën kuqezi
Komente
