Sport

Botërori i Mundjes/ Chermen Valiev monumental, mposht rusin Zaurbek Sidakov dhe shkon në finale! Ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë (VIDEO)

14 Shtator, 13:40| Përditesimi: 14 Shtator, 18:11

  • Share

ZAGREB, Kroaci - Mundësi ruso-shqiptar, Chermen Valiev, ka shkruar sot një faqe të artë në historinë e mundjes shqiptare, duke u kualifikuar për finalen e Kampionatit Botëror në stilin e lirë, për kategorinë deri në 74 kg, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Valiev ka kaluar me sukses katër përballje të vështira, duke treguar nivel të jashtëzakonshëm dhe karakter kampioni. Valiev në raundin e parë kaloi mongolezin Tugsjrgal Erdenebat me rezultatin 21-2, ndërsa më pas u imponua 12-2 ndaj belgut Ibragim Veliev.

Në çerekfinale, Valiev që mban edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme për këtë peshë, mposhti 7-5 me përmbysje amerikanin David Carr, në një ndeshje që u vendos në momentet e fundit.

Në ndeshjen gjysmëfinale, fitorja 6-4 kundër rusit Zaurbek Sidakov (garon me flamurin e Federatës Ndërkombëtare pas penalizimit të Rusisë), i dha të drejtë Valiev që nesër në finale të ketë përballë japonezin Kota Takahashi. Chermen Valiev dhe Zaurbek Sidakov u ndeshën katër muaj më parë në Bratislavë, me shqiptarin që doli fitues dhe u shpall kampion i Evropës. Ai duel nuk kaloi pa polemika.

Mundësi kuqezi tashmë ka siguruar minimalisht medaljen e argjendtë, por objektivi i tij është i qartë për medaljen e artë. Finalja e madhe zhvillohet të hënën dhe do të jetë një test i fundit për kampionin ruso-shqiptar që në Olimpiadën 'Paris 2024' i dha të bronztën vendit tonë.

Chermen Valiev mposht amerikanin David Carr

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?