Botërori i peshëngritjes/ Veli e mbyll pa medalje në Uzbekistan, dëmtohet! Nuk garon në stilin e shtytjes

9 Dhjetor 2021, 14:12| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 15:12

  • Share

Evangjeli Veli, peshëngritësja shqiptare që mori pjesë e para nga ekipi kombëtar në kampionatin Botëror që po mbahet në Uzbekistan, e ka mbyllur përfaqësimin pa medalje dhe poshtë pritshmërive. Medalistja e kampionatit europian, edhe pse pretendoi të çonte lart flamurin shqiptar e ka mbyllur si e pakulifikuar në dygarësh, pasi u tërhoq nga stili i shtytjes, si pasojë e një dëmtimi.

Në stilin e shkëputjes peshëngritësja nga Fieri realizoi dy nga tre provat. Fillimisht Veli, e cila garoi në baderinë A të peshës 55 kilogramë, ngriti 86 kilogramë në provën e parë. Në provën e dytë Veli u tregua sërish e saktë për 89 kilogramë. Me synim për të hyrë në zonën e medaljes peshëngritësja shqiptare tentoi 91 kilogramë, por këtë herë nuk ia doli. Për rrjedhojë Evangjeli Veli u rendit në vendin e katërt në stilin e shkëputjes.

Kjo kategori u fitua nga peshëngritësja e Tunizisë Belkhir Ghofrane. Ndërkohë të premten do jetë rradha e dy peshëngritësve të tjerë nga Shqipëria, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, të cilët do garojnë në kampionatin Botëror.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?