Kler Çaku

Sport

Botërori i shahut, Kler Çaku sërish protagoniste! Nderon Shqipërinë në Greqi

15 Prill, 19:18| Përditesimi: 15 Prill, 19:19

  • Share

Shahistja shqiptare Kler Çaku ka zënë vendin e 5 në botë në disiplinën e Rapidit në botërorin u-16 që po mbahet në Greqi.

15-vjeçarja zhvilloi paraqitje mbreslënëse derisa para i doli kampionia e botës nga Kazakistani. Në rast fitoreje Kler Çaku do të rendit automatikisht e dyta, por që nuk ia doli.

Gjithsesi shahistja e talentuar do të ketë mundësinë të garojë sërish nesër në botëror. Këtë herë për disiplinën Blitz 5+3 minuta.

Kler Çaku ka një lidhje të fortë me Botërorët pasi në moshën 13-vjeçare u shpall kampione. Shahistja e Shqipërisë në 2023 triumfoi në Botërorin deri në 14 vjeç

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?