Nga nisja e botërorit të shahut në Durrës

Sport

Botërori i shahut për të rinjtë, për herë të parë në Shqipëri! Kreu i FSHSH: Në Durrës 800 sportistë nga 90 vende

5 Tetor, 14:24| Përditesimi: 5 Tetor, 14:26

  • Share

Prej 3 tetorit ka nisur në Durrës kampionati Botëror i shahut për moshat U-14, U-16 dhe U-18, që mbahet për herë të parë në vendin tonë. Një organizim që sjell rreth 800 shahistë të talentuar, të cilët do të përballen mes tyre për të nxjerrë fituesit deri më 16 tetor.

“Një event i cili ka sjellë në Shqipëri 750 shahistë dhe 1200 persona mes organizatorëve, arbitrave, shoqëruesve, zyrtarëve të lartë të federatës evropiane,”-u shpreh Erald Dervishi, president i FSHSH.

Për herë të parë këtë vit, pjesë e projektit ‘Ekipet Sportive në Shkolla’, do të jetë edhe shahu.

“Për sportin e shahut qeveria ka dhënë një mbështetje prej 100 milionë lekësh për zhvillimin e shahut në shkolla,”-tha Endri Hoxha, zv. ministër i Arsimit dhe Sporteve.

Në Botërorin e shahut në Durrës, që organizohet në të njëjtin vend pas disa evropianësh, marrin pjesë sportistë nga 90 vende të botës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?