Sport

Botërori i Skive/ Lara Colturi zë vendin e 9-të në SHBA, i shton pikë Shqipërisë (VIDEO)

30 Nëntor 2024, 20:19| Përditesimi: 30 Nëntor 2024, 22:17

  • Share

KILLINGTON, Vermont (SHBA) - Pasi një javë më parë siguroi për herë të parë podiumin në Botërorin e Skive dhe ia doli të nderonte Shqipërinë në garën e Austrisë, 18-vjeçarja Lara Colturi ka bërë mirë edhe në garën e katërt të sezonit.

Në pistën e Killington në SHBA, italo-shqiptarja u rendit në pozitën e nëntë në disiplinën e Slalomit Gjigant, duke i shtuar vetes 29 pikë në renditjen e përgjithshme.

Në lëshimin e parë, skiatorja Colturi e mbylli në pozitën e 11-të, me 1.31 sekonda pas vendit të parë. Lëshimi i dytë nuk shkoi si duhet, pasi Lara u rendit e 16-ta.

Në total Colturi zuri pozitën e nëntë me 2.54 sekonda pas vendit të parë që u sigurua nga suedezja Sara Hector. Në podium edhe Zrinka Ljutic e Kroacisë dhe Camille Rast e Zvicrës. Për t'u theksuar se superkampionia amerikane Mikaela Shiffrin nuk mundi ta mbyllte garën dhe kështu nuk ia doli të siguronte fitoren e 100-të në karrierë. 

Të dielën do të jetë një tjetër garë emocionuese kësaj here në Slalom ku pritet një tjetër rezultat në top 10 për Larën e cila është “abonuar” midis 10 më të mirave të Botës.

Tanimë Colturi do përgatitet edhe për garën e radhës (e pesta e Botërorit) e cila zhvillohet më 7-8 dhjetor në pistën e Tremblant në Kanada.

Renditja në pistën e Killington në SHBA

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?