Laura Fazliu

Sport

Botërori i xhudos në Hungari, Laura Fazliu i jep Kosovës medalje bronzi

17 Qershor, 15:14| Përditesimi: 17 Qershor, 15:15

  • Share

Kosova vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare të xhudos. Laura Fazliu ka siguruar një tjetër sukses të madh për sportin kosovar, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Hungari.

Xhudistja pejane garoi në kategorinë deri në 63 kilogramë dhe tregoi një formë të shkëlqyer gjatë gjithë eventit. Ajo përballoi me sukses kundërshtare të forta nga elita botërore, për të siguruar një vend në sfidën për medaljen e bronztë.

Në ndeshjen vendimtare, Fazliu dominoi ndaj brazilianes Silva, duke realizuar një hedhje të pastër që i dha fitoren dhe vendin e tretë në podium. Ky është një tjetër tregues i nivelit të lartë që ka arritur xhudoja në Kosovë, e cila vazhdon të koleksionojë medalje.

“Sigurisht që nuk ishte medalja për të cilën erdha, por jam gjithsesi e lumtur që fitova bronzin”, tha Fazliu.

Ky rezultat përforcon pozitat e Fazliut në arenën ndërkombëtare dhe është një motivim i fortë në prag të garave olimpike.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?