Emisioni Botërori + në Report Tv

Sport

‘Botërori +’ Karriqi: Franca një pretendent i vakët

21 Qershor 2018, 19:54| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 20:47

  • Share

Në emisionin Botërori+, të ftuarit e përhershëm Karriqi, Mikela dhe i ftuari special gazetari Bledi Mane kanë analizuar ndeshjen Francë-Peru.

Karriqi: Franca e zgjidhi shpejt lojën. Ajo ka një problem në qarkullimin e topit. Një ndeshje me 80% e Francës.Trajneri ka bërë ndryshime të shumta, ka marrë futbollist të rinj. Pogba është 50% i vetvetes. Nuk është lojtari befasisë. Sot nuk më bindi  ka bërë vetëm 30 minuta lojë. Nivel mesatar pak më poshtë se mesatarja. Ka gabime në pasim. Pogba është i njëtrajtshëm. Franca sot është një pretendent i vakët. Peruja ishte zotëruese e lojës në 30 minutat e fundit. Peru ka disa lojtarë shumë të rinj dhe të mirë. Trajneri e ka shumë të vështirë të krijojë marrëdhënie të mira me futbollistët. Peru është një skuadër e cila nuk pranon këshilla. Ka veprime por jo ndërveprime. Teknika e mirë si gjithë futbollistët e Amerikës Latine.

Mikela: Nuk kam qenë ndonjëherë fanse e Francës. Nuk më ka pëlqyer asnjëherë si ka luajtur. Mbappe lojtar shumë premtues.

Bledi Mane: Futbolli një hap përpara modës. Tashmë është bërë sport popullor dhe ndiqet në mënyrë radikale sidomos nga femrat. Unë jam ndjekës i mirë i profesorit. Franca nuk ma mbush mendjen. Nuk është Franca që kemi pritur.

Komento

Komente

  • [email protected]: 22/06/2018 01:09

    Ekipet e mëdha e fillojnë me avash, deri në finale janë shtatë ndeshje. Kujtoni Italinë e 1982 me tre barazime kaloj grupin. Urime Kroacisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?