Albert Karriqi në emisionin Botërori + në Report Tv

Sport

Botërori+, Karriqi: Gjysmëfinale shumë e vështirë, në finale shoh Francën dhe Anglinë

8 Korrik 2018, 20:10| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 10:10

  • Share

Të ftuarit e përhershëm në emisionin Botërori + në Report Tv, profesor Karriqi, Mikela dhe i ftuari special gazetari Basir Çollaku kanë analizuar katërshen gjysmëfinale të këtij Botërori. Në ndeshjen Francë- Belgjikë përveç profesor Karriqit, Mikela dhe Basiri mendojnë që Belgjika do të kalojë në finale.

Karriqi: Franca ka përparsi në shpejtësi. Belgjika më potente në ajër se Franca. Një gjysmëfinale shumë e vështirë. Mendoj se është Franca triumfuese. Kroacia probleme me stolin. Krahu i djathtë i Kroacisë nën mesatar. Pjesa e sulmit shumë i mirë. Brozov i lodhur që në fillim të ndeshjes. Anglia më favorite ndaj Kroacisë.

Mikela: Belgjikën e shoh më të pjekur, plus që është potente, dhe e shpejtë. Belgjika më e fortë dhe e shoh në finale.Përsa i përket Kroacisë në qoftë se do të ndëshkohet Vida, do ta ketë shumë të vështirë. Por gjithsesi edhe për motive të tjera Kroacinë e shoh në finale.

Basir Çollaku: Belgjika më e motivuar nga eliminimi i Brazilit. Kundërsulmi më i shpejtë. Belgjika do të fitojë ndaj Francës. Anglia shumë e mirë. Ka një portier shumë të mirë dhe psikologjikisht më e mirë.Mendoj se kalon në finale.

Ndërsa përsa i përket skuadrave që tashmë janë eliminuar, të ftuarit kanë analizuar gabimet për të cilat kanë dalë jashtë këtij Botërori.

Ku dështoi Tite te Brazili?

Karriqi: Baza e gabimit të Tites është zgjedhja e futbollistëve të tjerë për Neymar. Neymar duhet të luante në shërbim të të tjerëve.

Basir Çollaku: Brazili mori krahë me futjen e Duglas Costës. Ishte një Brazil më bio se pjesa tjetër. Përsa i përket klubeve Spanja ka më pak futbollistë spanjoll dhe më shumë të importuar. Gjermania ka lojtarë të rinj të shpejtë të mirë, në qoftë se do kishte gjetur adn e duhur mendoj që do të kishte një tjetër rezultat.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?