Futbollistët kroatë duke festuar golin

Botërori 2018/Kroacia në çerekfinale falë penalltive, Subasiç i pakalueshëm për danezët (GOLAT)

1 Korrik 2018, 12:48| Përditesimi: 1 Korrik 2018, 23:09

  • Share

Është Kroacia ekipi çerekfinalist i Botërorit "Rusi 2018". Në përballjen me Danimarkën në "Nizhny Novgorod" Stadium, kroatët tregohen më të saktë nga pika e bardhë e penalltive dhe fitojnë 3:2, ndërsa 90 minutat u mbyllën në barazim 1:1.

Të dyja ekipet e nisën vrullshëm sfidën. Ishin danezët të cilët kaluan në avantazh që në minutën e parë me anë të Jorgesen. Barazimi i kroatëve nuk vonon dhe goli vjen në minutën e katërt me anë të Madzukiç. Edhe pse fillimi nisi me vrull, pasi të dy golat u shënuan brenda 4 minutave të para të ndeshjes, minutat e tjera ishin për t'u harruar. Koha e rregullt prej 90 minuash u mbyll në barazim 1:1.

Kroacia kishte mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 115 të shtesës, por Luka Modriç nuk arriti të shënojë nga penalltia.

Në çerekfinale, Kroacia do përballet me Rusinë. Edhe këta të fundit u kualifikuan po sot nga pika e bardhë e penalltisë përballë Spanjës.  


(Penalltitë)


(Goli i Kroacisë)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?