Shkëlqim Hajdari në Botërori +

Sport

Botërori +, kryeinspektori Hajdari: Gjermania ekip i shpërfytyruar

27 Qershor 2018, 19:55| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 20:17

  • Share

Sot i ftuar special në emisionin Botërori + në Report Tv ishte kryeinspektori i vendit Shkëlqim Hajdari që edhe pse ishte tifoz i Gjermanisë mendon që kjo nuk ishte Gjermania Kampione e Botës.

Lëv nuk duhet t’iu japi kënaqësinë që t’i kërkojnë të dorëhiqet. Pas kësaj ai duhet të dorëhiqet vetë. Gjermania ka vrapuar më pak se futbollistët e Shqipërisë. Ekipi i Gjermanisë ka  dy lojtarë të mirë kurse tjerët janë nën rediment,  Nojer dhe Krojzeri futbollistët më të mirë. Ky ekip për mua e mbyll këtu. Kjo nuk ka qenë Gjermania. Lojtarët kanë ecur nuk kanë vrapuar, nuk kanë kombinuar me njeri-tjetrin , gabime fatale në pasim. Ekip i shpërfytyruar.

Shkëlqim Hajdari

Gjermani më të ngadaltë më të lodhur, më epatike nuk kam parë. Nuk mund të ndërtohet loja me lojtarë që janë shumë të ngadaltë. Faji bie mbi trajnerin se ka ndërprerë stërvitjen për arsye të lodhjes. Të avazhtë me pasime. Gjermania ka disa lojtarë që janë i nivelit të lartë. Trajneri këmbënguli në lojtarë që nuk kanë gjendje fizike.

Albert Karriqi

Nuk gjej dot një emër. Lojtari më i keq Lëv. Është më mirë të luash me stilin tënd se sa me stilin e dikujt tjetër. Ia ka vjedhur stilin Guardiolës. Me kopje nuk shkohet shumë larg.

Mikela Kakeli

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?