Sport

Botërori/ Kualifikimi i Portugalisë në pikëpyetje, Ronaldo do rekordet! Spanja në fije të perit, kundër Greqisë sonte duhet vetëm fitore

11 Nëntor 2021, 11:36| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 13:57

  • Share

Nga sot nisin ndeshjet deçizive të kualifikueseve të Botërorit pasi 180 minutat e fundit të kualifikuesve vendosin fatet e shumë kombëtareve, ashtu siç është edhe Portugalia e Cristiano Ronaldos, që aktualisht renditet në vendin e dytë në grup me 16 pikë, 1 më pak se Serbia kryesuese që ka një ndeshje më shumë. ‘Luzitanët’ në orën 20:45 do të jenë në Dublin për t’u përballur me Irlandën dhe në rast fitoreje do ta presin më qetë ndeshjen e fundit kundër Serbisë. Sytë edhe njëherë do jenë drejtuar nga Cristiano Ronaldo, i cili është dy gola larg rekordit të 800 rrjetave në karrierë.

Mjaft delikate do jetë edhe përballja e Spanjës në grupin B. ‘La Roha’ do përballet sot në Athinë me Greqinë ku opsioni i vetëm është vetë fitorja. Kjo pasi të besuarit e Luis Enrique-s kanë dy pikë më pak se Suedia kryesuese, me të cilën do përballen në ndeshjen e fundit.

Në grupin H Kroacia që renditet e dytë me dy pikë më pak se Rusia udhëton drejt Maltës në një përballje që në letër duket e fituar. Me shumë mundësi skuadra që kualifikohet e para në këtë grup përcaktohet në përballjen e fundit ku Kroacia do të pres në shtëpi Rusinë.

Në fushë sot do të zbresë edhe Gjermania, që ka siguruar kualifikimin dhe pret në shtëpi Litenshtejnin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?