Leonard Olli, anëtar i Këshillit Bashkiak

Sport

Botërori +, Leonard Olli: Anglia hije e vetvetes, është mësuar të jetë një humbëse

12 Korrik 2018, 20:09| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 20:27

  • Share

I ftuar special në emisionin Botërori + në Report Tv ishte  anëtari i Këshillit Bashkiak, Leonard Olli i cili shprehet se ndjehet i lumtur që Anglia humbi dhe fitoi Kroacia. Ai mendon që Anglia në këtë kampionat mbetet hija e vetvetes.

Leonard Olli, anëtar i Këshillit Bashkiak: Anglia është mësuar të jetë humbëse. Unë jam i lumtur që Anglia humbi u gëzova që Kroacia fitoi. Një skuadër e zhdërvjellët në fushë. Anglia mbetet hije e vetvetes. Janë të papërgatitur psikologjikisht për të trajtuar finalen. Në ndeshjen me Kroacinë, pas minutës të 35, nuk kishte më Angli, ishin si një tufë fantazmash. I vetmi trajner që i bindi anglezët që mund të ishin kampionë botë ishte Ericson. Trajneri është personi që mban përgjgjësi. E vetmja gjë që nuk zhgënjen kurrë te Anglia është tifozeria.

Përsa i përket Francës kam vënë re që Griezman ka marrë rolin që të bëjë playmakerin.

Karriqi: Gjëja më e shëmtuar në këtë Botëror është gjykimi. 35 gjyqtarët të shëmtuar. Anglia ka kampionatin më të madh në botë me klubet. Ky arbitër nuk di gjë. Gjithmonë problematik. Nuk ka staturë për arbitër.

Përsa i përket  Francës ka mbi dy vjet që është ekipi më i mirë në botë. Franca nuk po shkon përpara si rezultat i mesfushës. Jam gëzuar kur ka bërë golin Kroacia. Kroatët kanë kaluar çdo lloj pritshmërie.

Mikela:Anglezët harruan të bëjnë detyrat. U tallën në këtë Botëror. Kroacia ka luajtur në nivelin e Oksfordit. Kroatët shahista.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?