Në Kazan Arena duke nisur nga ora 20:00 luhet ndoshta çerekfinlja më e bukur e Botërorit Brazil-Belgjikë. Seleçao ka një tabu për të prishur atë të skuadrave europiane. Në tre Botërorët e fundit Brazili është eliminuar nga skuadra europiane.
Nga Franca në 2006, Holanda në 2010 dhe Gjermania në 2014-të. 5 herë kampionëve të Botës do u mungojë Casemiro i pezulluar por që do zëvendësohet nga një tjetër lojtar i shkëlqyer Fernandinho ndërsa pjesa tjetër e formacionit do jetë po ajo që eliminoi Meksikën me rikthimin e Marcelos në të majtë të mbrojtjes.
Mbrojtja e amerikano jugorëve është bunker me vetëm një gol të pësuar por është në provën e vertetë përballë një sulmi atomic që ka realizuar 12 herë deri tani.
Trajneri Tite kërkon të evitojë penalltitë dhe sqaron:
Presioni është i madh dhe po e ndiejmë të gjithë por u kam thënë lojtarëve të mos dëgjojnë dhe shohin asgjë.Sfida më e madhe që ka një skuadër në Kupën e Botës është në aspektin psikologjik. Unë dua të evitojmë penalltitë pasi një ndeshje futbolli kurrë nuk duhet të zgjidhet nga llotaria e tmerrshme e penalltive porn ë tjetër mënyrë.
Tite.
Belgjika me sulmin më të mirë ka përballë mbrojtjen më të mirë. Tek “Djajtë e Kuq” trajneri Martinez nuk është i prirur të bëjë ndryshime në formacion duke hedhur në fushë Mertens-Lukaku e Hazard në sulm. Munier e Carrasco nga krahët, De Bruyne dhe Witsel në qëndër të mesit të fushës dhe Alderweireld, Kompany e Vertonghen përpara Courtois. Për belgët kjo është ndeshja e ëndrrave.
Jemi krenar që kemi mundësi të luajmë ndeshjen e ëndrrave. Diferenca mes nesh dhe Brazilit është se ne nuk kemi fituar kurrë një Botëror ndërsa ata kanë një mentalitet fituesi. Ne kemi dy vite që përgatitemi për ndeshje të tilla dhe jemi gati.
Deklaron trajneri Roberto Martinez.
Katër janë preçedentët në Kupa Bote mes Brazilit e Belgjikës. Europianët kanë fituar një ndërsa tre fitore janë për Brazilin e fundit në vitin 2002.