Në analizën e ndeshjes së djeshme Rusi-Arabia Saudite, e përfunduar në shifrat 5-0, Eduard Prodani (ish-Sekretar i Përgjisthëm i FSHF-së), në emisionin “Botërori +” në Report Tv, është shprehur se vendasit ishin më superiorë fizikisht.
“Rusia ishte më e fortë, për vetë faktin se kundërshtari, duke pasur lojtarë që agjëronin, nga ana fizike çedonin në krahasim me vendasit. Humbja e lëngjeve gjatë ditës, në një orar që ata ende nuk kishin ngrënë, bëri që arabët mos ishin në gjendje optimale.
Shpresoj që kjo gjendje të jetë ndryshe sot për Egjiptin, Iranin dhe Marokun. Meqë është ditë Bajrami, ju uroj të gjithë besimtarëve Gëzuar Fiter Bajramin!”
Komento