Ertjan Kofsha duke ngritur 161 kilogramë në stiliin e shkëputjes

Sport

Botërori/ Peshëngritësi Ertjan Kofsha thyen rekordin europian, ngre 161 kilogramë në shkëputje! Peng shtytja

8 Tetor, 16:10| Përditesimi: 8 Tetor, 17:52

  • Share

FORDE, Norvegji - Peshëngritësi shqiptar, Ertjan Kofsha, ia ka dalë të vendos një rekord të ri në arenën evropiane. Në Kampionatin Botëror që po mbahet në Forde të Norvegjisë, 20-vjeçari nga Shtërmeni ka ngritur 161 kilogramë në stilin e shkëputjes, në Baterinë C të peshës deri në 94 kilogramë.

"Me një ngritje spektakolare prej 161 kg në shkëputje, sportisti ynë i jashtëzakonshëm Ertjan Kofsha ka thyer rekordin europian në kategorinë deri në 94 kilogramë, gjatë Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rritur që po zhvillohet në Forde, Norvegji", njofton Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Fatkeqësisht Kofsha gaboi të tre provat në stilin e shtytjes, pasi që në të parën provoi 190 kilogramë. Ky detaj e bëri që të mos renditje në dy garësh, ndërsa duhet pritur përfundimin e baderisë B dhe A për të parë se ku do të renditet përfunimisht Kofsha në stilin e shkëputjes.

Megjithatë sportisti i ri shihet si e ardhmja e peshëngritjes shqiptare dhe kjo u dëshmua edhe në këtë event. Veç tij, Shqipëria u përfaqësua në këtë turne edhe me Briken Caljen dhe Erkand Qerimaj.

S.Dh/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?