Ish-futbollisti i Anglisë Gery Lineker

Botërori po troket, Lineker ironi me Katarin: Njoh nja 2 futbollistë homoseksual, shpresoj të rrëfehen

14 Tetor 2022, 12:44| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 12:45

  • Share

Kanë mbetur edhe 37 ditë nga fillimi i Botërorit në Katar, një shtet i cili surprizoi shumë kur e fitoi të drejtën e organizimit dhe çështja e të cilit shkaktoi shumë skandale në FIFA. Gjithsesi tani jemi në kushtet kur ditët po numërohen mbrapsht për evenimentin më të rëndësishëm sportiv dhe njerëzit po njihen me kushtet e Katarit, që ka paralajmëruar rregulla të fortë për tifozët, futbollistët dhe me rradhë.

Një prej tyre është edhe mos praninimi i homoseksualitetit, për të cilin Gery Lineker, ish-futbollisti i Anglisë i cili tani është opinionist në media, ka folur me ironi.

Në një intervistë për “Daily Mirror”, ish-sulmuesi anglez u shpreh: “Njoh dy lojtarë që janë pjesë e komunitetit LGBTQ+ dhe do të ishte me të vërtetë fantastike nëse në Katar ata do të dilnin hapur dhe ta pranonin. Për shumë futbollistë është vërtet e vështirë që të jetojnë me gënjeshtra dhe nëse ata do t’ia tregonin botës këtë atëherë do të kishin një mbështetje të madhe nga tifozët”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?