Eduard Prodani në emisionin Botërori + në Report Tv

“Botërori +”, Prodani: Cristiano Ronaldo ka arritur pjekurinë

16 Qershor 2018, 12:52| Përditesimi: 16 Qershor 2018, 14:16

  • Share

Emisioni “Botërori +” në Report Tv ka vazhduar në ditën e tretë të tij, ku në fokus, përveç ndeshjes së fundit Spanjë-Portugali, e mbyllur në barazim 3, janë edhe ndeshjes e ditës së sotme, me Messin që pritet të zbresë në fushë në orën 15:00.

Megjithatë, i ftuari i përhershëm, Eduard Prodani, ka dhënë meritat për Cristiano Ronaldon, që shënoi 3 gola ndaj Spanjës:

“Cristiano Ronaldo është super i pjekur, ka arritur kulminacionin e tij dhe këtë e kemi parë edhe në tre sezonet e fundit në Champions League. Tre golat e tij tregojnë se ai edhe i vetëm mund të udhëheqë skuadrën.

Portugalia është e varur totalisht prej tij. Nëse nuk do të ishte Cristiano Ronaldo, me siguri që do të shpartallohej nga Spanja.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?