Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edy Reja

Sport

Botërori/ Reja lë jashtë Manajn për Anglinë e Andorrën, rikthehen Doka e Laçi, mungojnë edhe Gjimshti, Abrashi e Balliu

6 Nëntor 2021, 13:05| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 13:11

  • Share

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka grumbulluar 24 futbollistë për dy ndeshjet e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2022. Për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorras tekniku italian ka surprizuar duke lënë jashtë liste sulmuesin Rei Manaj ndërsa nuk do të jenë as Berat Gjimshiti, Amir Abrashi dhe Ivan Balliu. Rikthehen në Kombëtare Albi Doka dhe Qazim Laçi.

Berisha, Strakosha dhe Selmani janë portierët e grumbulluar. Në mbrojtje janë ftuar të njëjtët futbollistë si në ndeshjet e tetorit me përjashtim të mungesave të Gjimshitit dhe Balliut. Në mesfushë janë grumbulluar Laçi, Bare, Gjasula ,Roshi Bajrami, Ramadani dhe Çekiçi ndërsa në sulm janë thirrur Broja, Cikalleshi, Uzuni dhe Balaj e jashtë ka mbetur Manaj.

Shqipëria mban vendin e tretë në grupin kualifikues me shanse të pakta për kualifikim. Sfida ndaj Anglisë luhet në Londër më 12 nëntor dhe tre ditë më pas presim Andorran.

Lista e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?