Foto ilustruese

Ndeshja e ngushëllimit për Anglinë e Belgjikën, Southgate: Botërorin ta mbyllim me fitore

14 Korrik 2018, 07:41| Përditesimi: 14 Korrik 2018, 09:52

  • Share

Pas dështimit për të qenë në finale e madhe të Botërorit, Anglia dhe Belgjika duhet të gjejnë ngushëllim tek medalja e bronxtë, apo ndryshe vendi i 3-të në këtë Botëror. Finalja e vogël që do të luhet në Shën Petersburg në ora 16.00, është për krenari por dhe një mënyrë ngushëllimi pas zhgënjimit të gjysmëfinaleve. Mund të thuhet me plot gojën se dueli i së shtunës është i padëshiruar për të dyja skuadrat, për vetë rrugën që kanë përshkruar për të arritur deri këtu. Të shortuara në të njëjtin grup si Belgjika ashtu dhe Anglia kanë arritur të befasojnë.

Diçka më shumë Belgjika që ka mposhtur Anglinë në grup dhe deri në gjysmëfinale erdhi me fitore, madje duke eleminuar Brazilin që shihej si favoriti kryesor. 14 golat e shënuar deri më tani, përbërja e ekipit por dhe variacioni i ndryshëm taktik bënë që belgët me të drejtë të shiheshin me një tjetër sy. Vetë lojtarët pas eleminimit nga Franca janë shfaqur të zhgënjyer dhe tashmë duhet parë nëse dueli i vendit të tretë mund të rikthejë entuaizmin për të luajtur një tjetër sfidë të nivelit të lartë. Anglezët janë treguar më racional gjatë këtij Botërori megjithatë në gjysmëfinale shkuan me humbjen ndaj Belgjikës por duke thyer tersin e penalltive në duelin me Kolumbinë. Ecuria e tyre zgjoi entuziazmin e një kombi të tërë, që pavarësisht eleminimit nga Kroacia sheh se ky grup ka të ardhme.

“KEPUCA E ARTE”
Veç vendit të tretë kjo ndeshje ka edhe një sfidë tjetër, atë të golashëneusit më të mirë të turnout. Harry Kane dhe Romelu Lukaku do të garojnë për “Këpucën e Artë”. Harry Kane është favorit pasi ka shënuar 6 gola, ndërsa Lukaku ka shënuar vetëm 4. Të dy do të kërkojnë të shënojnë pasditen e sotme dhe, duke marrë parasysh paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit të luajtura me kombëtaren, ka shumë mundësi që të dy të gjejnë rrugën e golit, që nuk ka munguar kurrë në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt. Në fakt, janë realizuar të paktën tre gola në çdo ndeshje për medaljen e bronzit që nga 1974-a dhe vetëm në një nga gjashtë të fundit janë shënuar më pak se katër gola.

Southgate: Botërorin ta mbyllim me fitore
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka deklaruar se ndeshja me Belgjikën për vendin e tretë është shumë e rëndësishme për ekipin e tij, pavarësisht zhgënjimit për humbjen e finales së madhe të Botërorit. “Humbëm një ndeshje të rëndësishme, nuk u kualifikuam për në finale, por jemi ende të motivuar për ndeshjen që do të luajmë ndaj Belgjikës. Kemi ende mundësinë për të fituar një medalje të rëndësishme, atë të bronzit dhe do të japim maksimumin për të fituar.

Kanë qenë ditë të vështira. Ishim 20 minuta larg finales, erdhëm në këtë turne për të shkuar aty. Megjithatë, shohim me optimizëm përpara. Të gjithë duam ta mbyllim Botërorin me fitore. Do të ishte një sukses edhe më i madh për ne. Do ta ndihmojmë edhe pse ndaj Belgjikës nuk është e lehtë. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet për ta fituar këtë ndeshje”, shprehet Southgate. Sa i përket ecurisë në këtë Botëror trajneri anglez nuk ka veç fjalë të mira për lojtarët e tij. “Ishin të gjithë fantastike, kanë treguar karakter dhe kjo na bën krenar. Por dua ta ruajmë këtë standart deri në fund”, ka deklaruar trajneri i Anglisë, Gareth Southgate

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?