Tamara Pletnyova, deputete ruse

Bota

Botërori/Deputetja ruse u kërkon vendaseve të mos kenë marrëdhënie me vizitorët, që të mos mbesin ‘nëna të vetme’

14 Qershor 2018, 09:31| Përditesimi: 14 Qershor 2018, 09:40

  • Share

Tamara Pletnyova, u ka kërkuar ruseve që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me vizitorët e Kampionatit Botëror, për të shmangur mundësinë e të qenit nëna të vetme, me fëmijë që ka racë të përzier.

Komunistja 70-vjeçare, që kryeson komitetin parlamentar që merret me çështjen e familjes, gruas dhe fëmijës, ka thënë në një radio që shpreson se asnjë vendase e saj nuk shoqërohet me ndonjë të huaj, e aq më pak të mbetet shtatzënë.

Politikania pretendon se Kampionati Botëror që zhvillohet në Rusi, do të rrisë numrin e të rejave ruse që mbesin shtatzënë, por ka kërkuar që ‘ato të jenë të vetëdijshme dhe t’i dinë disa gjëra për të huajt’.

Sipas saj, duhet pasur parasysh përvojën e kohës së BRSS-së, kur shumë gra ruse mbetën shtatzënë me të huajt gjatë vitit 1980, teksa në Moskë po zhvillohej Olimpiada.

E pyetur nëse Rusia 2018, do të rriste numrin e lindjeve – qëllimi kryesor i presidentit Vladimir Putin – deputetja ka thënë se ‘ne duhet t’i lindim fëmijët tanë’.

“Janë fëmijët ata që vuajnë… kanë vuajtur që nga koha Sovjetike. Pak fat kishin ata me racën e njëjtë sikur të nënës, të tjerët e kishin edhe më keq” ka shtuar deputetja e lindur në Siberi.

Brenga tjetër e saj, është se të huajt do t’i braktisin ato dhe do të mbesin nëna të vetme pa asnjë alimentacion.

“Ka mundësi që edhe i marrin me vete, por pse të zbrazet shteti ynë me banore që i kemi rritur dhe shkolluar”, ka përfunduar Plenyova, që këmbëngulë se kjo është për të mirën e përgjithshme dhe nuk është nacionaliste.

Deklarata saj ka ngjallur reagime të ndryshme, duke u kundërshtuar ashpër nga të rinjtë, por gjeti mbështetjen e të tjerëve që kryesisht janë prindër dhe më të moshuar.

Plenyova është anëtare e parlamentit rus, që nga viti 1993.

Komento

Komente

  • Proka: 14/06/2018 09:45

    Do i kenaqin e do i marrin si skllave,ky fenomen eshte prezent ne cdo kampionat. Me duket kjo zonja ua ka zili vajzave te reja pasi vete nuk mund te hedhe valle. Shnet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?