Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha nënshkroi ditën e djeshme një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera. Marrëveshja midis dy vendeve ka për qëllim realizimin e ekspozitës ‘Botimet veneciane në Fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë’.
Ekspozita do të çelet më datë 21 tetor 2024, në ambientet e BKSH-së ku dhe do të tregohet koleksioni i pasur i veprave të botuara në Venecia, që prej shek. XIV, që zotëron BKSH-ja.
Po ashtu do të prezantohen rreth 600 botime dhe harta, të cilave do t’u bashkëngjiten edhe panele shpjeguese, ilustrime dhe postera grafikë në formë filarmonike.
Për këtë ngjarje, Instituti Italian i Kulturës, ndër të tjera, ka mundësuar vënien në dispozicion të kuratores shkencore znj. Elisabetta Sciarra.
Përmbyllja e kësaj marrëveshjeje do të jetë botimi i një katalogu, ku do të përfshihen të gjithë ekzemplarët e publikuar në këtë ekspozitë.