Regjisorja Sonila Kapidani rrëfen botimin e “Drama në klasë”. Ky libër vjen si një udhërrëfyes për mësuesit edhe nxënësit, të cilët duan të zgjerojnë të nxënësit gjatë mësimdhënies në nivel akademik edhe social.
“Është një botim që ka të bëjë me përdorimin e dramës në klasë, si medium edukimi, si medium të nxëni. Për këtë vjen drama në klasë, një projekt fillimisht për të trajnuar mësuesit e shkollave profesionale. Është punë që nis nga ana praktike, se si nxënësit mund të bëhen gati për të mësuar. Drama vjen me këtë fuqi në klasa, që i bën mësuesit dhe nxënësit që të përjetojnë momente të të nxënit ku synohet domethënia e jetës reale. Dijen që marrë përmes lëndës, si mund ta përkthej në jetën reale”, shprehet regjisorja Kapidani.
Ndërsa, realizimi i këtij projekti, sipas regjisores bëhet i mundur përmes mësueseve ekspertëve në përdorimin e teknikave teatrale dhe dramatike, që ndihmojnë gjatë procesit edukativ
“E kanë mirëpritur këtë projekt, por jemi në hapat e parë që vet mësuesit do ta provojnë me klasat përkatëse. Deri pak më parë është ngatërruar me teatrin, por është një metodologji tjetër, një metodologji që ka bërë mësuesi i lëndës”, shprehet regjisorja Kapidani.
Nxënësi mund të arrij këtë ndërgjegjësim, rrëfen ekspertja në Edukimin nëpërmjet Dramës dhe Teatrit, Sonila Kapidani, duke përdor mendjen, trupin, zërin – pra të jetë fizikisht dhe mendërisht i [përfshirë në të gjithë në procesin mësimor.
“Tregimi që kemi nxjerr ka brenda elementë nga trashëgimia kulturore shqiptare, për të mësuar historinë edhe gjuhën. Mund ta përdorin të gjitha moshat, edhe e ka brenda mundësinë për të argëtuar, mësuesi duhet të shkojë më tej se kaq”, rrëfen Kapidani, duke apeluar që është momenti që edhe në shkollat tona mund të futet kjo mënyrë përdorimi, por të jetë e mirëmenduar, jo vetëm për argëtim.
Libri “Drama në klasë” ka bashkautorë dy regjisorët Sonila Kapidani edhe Shkëlzen Berisha.