Botohet “Mendimi kritik i një qytetari” i Gilman Bakallit, bashkëshortja: Libri, një formë për të luftuar mungesën e tij

11 Tetor 2018, 20:33| Përditesimi: 11 Tetor 2018, 20:44

  • Share

Kanë kaluar dy vite pa prezencën e publicistit, pedagogut dhe ish-deputetit të  Partisë Demokratike, Gilman Bakalli. Por, në një mbrëmje letrare të organizuar nga familjarët edhe shtëpia botuese, që sjell në këtë dyvjetor të ndarjes nga jeta librin më të ri, “Mendimi kritik i një qytetar”,  ai “rikthehet” sërish mes nesh.

Në një libër me esse/ ide & debate, si “Busulla e çorientuar e politikës shqiptare”, “Konflikti i munguar i politikës shqiptare”, “Fajin e ka Donald Trump” apo “Të abuzosh me emrin Europë” edhe jo vetëm trajtohen të gjitha problemet e periudhës së tranzicionit shqiptar. Bashkëshortja e tij, Irena Bakalli tregon arsyet se përse libri vjen nën titullin, “Mendimi kritik i qytetarit”.

Është thelbi i personit të tij edhe mënyrës sesi ai e shihte jetën, shoqërinë, fenomenet, ngjarjet etj. Jo vetëm në këtë formë, por edhe në këtë formë edhe të gjitha esetë që janë grumbulluar në këtë formë, këtë kanë të përbashkët, janë të shkruara në mënyrë kritike. Ai ka pasur edhe mënyra të tjera të deduktuarit të mendimeve të tij me jetën tonë sociale politike, por në këtë libër përmblidhen këto shkrime që i qëndrojnë kësaj fryme.

Irena Bakalli, bashkëshortja e Gilman Bakallit

A është kjo përmbledhje, një mënyrë që bashkëshortja Irenë ka zgjedhur për të luftuar mungesën e tij?

Qëllimi është personal, por edhe publik. Është personal në atë që unë jam në luftë me mungesën e Gilmanit edhe dëshiroj që këtë mungesë në pamundësi të tjera ta luftoj nëpërmjet krijimit të pranisë së tij në forma alternativa. Edhe çfarë mund ta bëj këtë më mirë se libri?!.

Irena Bakalli, bashkëshortja e Gilman Bakallit

A ekziston një shkrim, në të cilin gjen më tepër Gilman Bakallin njeri sesa publicist?

 Të them të drejtën nuk ka një shkrim, ai është njësoj të gjithë. Gilmani ka qenë vazhdimisht pranë publikut nëpërmjet shkrimeve të tij, ka pasur një marrëdhënie të mirë me të, prandaj mendoj se në një formë të përmbledhur ja vlen.

Irena Bakalli, bashkëshortja e Gilman Bakallit

“Mendimi kritik i një qytetari” shpërben, si një guidë për të reflektuar mbi ekzistencën tonë, si shqiptarë, por edhe për t’u përballur me boshllëkun e madh që ekziston në kujtesën historike të 30 viteve tranzicion.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?