Asim Vokshi

Kronikë

Botohet në Fletore Zyrtare emërimi i Asim Vokshit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, te martën betohet te Presidenti

2 Tetor, 21:42| Përditesimi: 2 Tetor, 21:55

  • Share

Pasi tre ditë më parë, Asim Vokshi u zgjodh anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, ditën e sotme është botuar në Fletoren Zyrtare ëmrimi i tij. Asim Vokshi do të ketë një mandat 9-vjeçar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa vendimi i është dërguar kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Të martën mësohet se Vokshi do të betohet në Presidencë si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi për emërimin e Asim Vokshit u mor në mbledhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, organi i emërtesës. Vokshi u shpall automatikisht fitues pasi asnjëri nga tre kandidatët, të cilët kishin marrë më shumë pikë nga KED, nuk mori 3/5 e votave. Kështu Vokshi, i renditur i pari në pikëzim (89.5 pikë) u zgjodh anëtari që do të zëvendësojë Zaçajn.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?