Falsifikoi 5 vepra të Ismail Kadaresë dhe i shiste si kopje orgjinale, detyrim paraqitje për pronaren e 'Librit Universitar' në Tiranë

21 Maj, 11:26| Përditesimi: 21 Maj, 14:51

  • Share

Një hetim i nisur në muajin Prill 2024 në prokurorinë e Tiranës, ka zbuluar një rast të paprecedentë të falsifikimit të librave të shkrimtarit më të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Në hetim për falsifikim është vënë pronarja e Librit Universitar 'Book Store', Mirela Bardhi, e cila ka falsifikuar 5 vepra letrare të shkrimtarit të njohur.

Prokurori i çështjes Bledaj Valikaj ka kërkuar ne gjykate caktimin e masës se sigurisë detyrim paraqitje dhe ndaj saj është ngritur akuza  për “Shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “Fshehja e të ardhurave

Ngjarja u zbulua falë veprimeve stimuluese, pas një shtetase, Enxhi Hudhri, u paraqit në 10 Prill 2024 në librarinë në fjalë dhe ka bërë blerje të 2 librave me autor Ismail Kadarenë, përkatësisht librat me titull “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, botime këto që nuk janë prodhuar nga shtëpia botuese “Onufri”, por kopje të pa autorizuara. Enxhi Hudhri shprehet se ajo punon si dizajnuese në shtëpinë botuese "Onufri", e cila njëkohësisht kjo shtëpi është dhe në pronësinë e babait të saj, Bujar Hudhri. Dyshimet nisën pasi në një nga libraritë e quajtur “Libri Universitar Book Store”, nga raportimi që ka bërë te “Onufri”, rezulton se për periudhën kohore nga 1 gusht 2023 deri më 1 janar 2024 nuk ishte shitur asnjë kopje e autorit Ismail Kadare dhe kjo e ka bërë të dyshoj se mund të jenë futur botime të kopjuara dhe të pa autorizuara nga ana e tyre si shtëpi botuese.

Për këtë arsye Hudhri, në 9 Prill ka blerë në këtë librari 3 libra te tjera me autor Isamil Kadaren, përkatësisht librat me titull “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën” dhe “Kronikë në gur”, botime këto që nuk janë të shtëpisë se tyre botuese dhe janë kopje e pa autorizuar nga ana e tyre.

‘Në lidhje më këto blerje Enxhi ka marrë kupon tatimor duke iu afruar si libra të rregull dhe të ligjshëm. Për këtë shqetësim ajo veç kopjeve të botuara në cilësinë e provës materiale ka dërguar në prokurori edhe kopjet origjinale të botuara nga shtëpia e tyre botuese ‘Onufri’ për tu bërë krahasimi i librave në fjalë dhe vërtetimi i botimeve kopje dhe botimeve orgjinale, janë tek kopertina e librave dhe ngjyrat e saj ku ndryshojnë.’- thuhet në dosjen e prokurorisë.

Nisur nga kjo situatë dhe pas hetimeve të kryera për një periudhë dy mujore, prokuroria e Tiranës ka kërkuar gjykatë caktimin e masës së “detyrimit për tu paraqitur” në prokuror ndaj Mirela Bardhit, pronares së Librit “Universitar Book Store” që ndodhet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Kërkesa e prokurorisë për Mirela Bardhin është pranuar nga gjykata të hënën e 20 majit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lushnja: 21/05/2024 20:32

    O Vlora, 20 vjet burg nuk po bejne kriminelet qe vrasin e presin do beka kjo gruaja e shkrete se paska shitur ca libra

    Përgjigju
    • Or tej: 22/05/2024 06:51

      Ke te drejte 100% or teeeejjjjj

  • Vlora: 21/05/2024 15:02

    Eh sikur te kishim shtet ,po cte bejm qe skemi..te pakten 20 vjet burg per pronaren rrugace..

    Përgjigju
  • Liku: 21/05/2024 14:35

    E paska bere boze, spaska shitur asnje liber origjinal, e te kujt, te Kadarese.

    Përgjigju
  • Luli: 21/05/2024 12:27

    As mua nuk me kane dhene leket e librave qe kane shitur. Kokrrat e matrapazeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?