Botoks kontrabandë, ekspertët në ‘Përballje’: Institucionet dështuan! Softa: Edhe stomatologu e ofron si shërbim! Mjekja: Pasoja të rënda nëse injektohet nga të paspecializuar

18 Tetor, 17:07| Përditesimi: 18 Tetor, 21:47

  • Share

Përdorimi i botoxit në klinikat private në mënyrë të jashtëligjshme për vite me radhë, në mënyrë të kundraligjshme e pa asnjë faturë tatimore duke i sjellë dëme kolosale shtetit, për ekspertët tregon se institucionet tona kanë mbyllur sytë ndaj kontrollit periodik që duhet të kryejnë në klinikat private apo qendrat estetike.

“Përveç pjesës së Doganës që mendoj se duhet ta kishte bërë punën e vetë, këtu kanë dështuar një sërë inspektoriatesh duke filluar që te ai i shëndetësisë, ai që ka për kopetencë kontrollin e këtyre klinikave, lidhur me stafin që kanë rekrutuar”, tha avokati Alban Duraj.

 “Unë mendoj që shqetësimi më i madh është se ku punojnë këto klinika, nëpër pallate. A mund të ketë klinika të tilla? Përgjimet nxorën tek komunikimet që edhe stomatologët bënin Botox. Shqetësim më i madh për mua është dëmi ekonomik, se këto nuk paguajnë fatura, përderisa e marrin kontrabandë”, u shpreh Fatjon Softa, ekspert i sigurisë.

Mjekja Aurora Dollenberg e klasifikon Botoxin si lëndë toksike dhe thotë se injektimi i tij nga persona të paspecializuar, ka pasoja deri në paralizë faciale.

 “Nga ana mjekësore është i fuqishëm që përdoret te fusha e neurologjisë, te paraliza, migrena.  Botulina, që është helmi që përbën Botoxin është një helm që relakson muskulin nëpërmjet paralizës nervore që shkakton. Edhe nëse jepet në mënyrë të pakontrolluar, duke u dhënë supozoj nga klinikat estetike pa mjekun specialistë, sjell pasoja te renda deri ne paralize te muskulit te fytyres. Transformimi i medikamentit nga pika A në pikën B, kërkon frigorifer për ruajtjen e tij. Edhe ky helm i fortë ka nevojë për një temperaturë të ulët frigorigerike, nëse 5 minuta rrin jashtë nuk ka efektin e duhur, por rrit efektin e problemeve anësore”, tha mjekja Aurora Dollenberg

Megjithatë ajo sqaron se Botoxi gjen përdorim edhe në Mjekësi, ndaj duhet licencuar, ndërsa Report Tv mëson se asnjë lloj i botoksit nuk është i lejuar në vendin tonë.

“Duhet të jetë i licencuar për rastet dhe implikohet vetëm me recetën e mjekut dhe merret në farmaci nga ata që e kanë të licencuar nga firmat e mëdha”, shtoi ajo.

Futja e Botoxit kontrabandë në vendin tonë u zbulua tre ditë më parë nëpërmjet një operacion të policisë që u fokusua në dhjetëra klinika që furnizohen me një lloj botoxi të quajtur “Nabota” me origjinë nga Koreja, por që hyn nga pika doganore e Morinës dhe një lloj tjetër, e quajtur Disport, i cili është prodhim turk dhe hyn nga aeroportin e Rinasit. 3 të arrestuarit u liruan këtë të enjte nga Gjykata e Tiranës, ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/10/2024 00:03

    Cfare paralize faciale moj znj.doktoreshe,shkakton edhe vdekje?! Keshtu e kane pesuar nja dy raste ne U.S.Shkuan ne Meksike t'a injektonin se kushton shume me lire,por nje rast e di qe behej fjale per reaksion,per te tjeret qe s'kishin lidhje u perfol se cfare u kishin injektuar e si ua kishin injektuar.Botoksi duhet te jepet vetem nga specialiste te caktuar e vetem ne spitale/klinika te caktuara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?