Foto ilustruese

Botoks kontrabandë, lirohen 3 administratorët, Gjykata e Tiranës vendos masën detyrim paraqitje! 3 në kërkim

18 Tetor, 12:45| Përditesimi: 18 Tetor, 13:31

  • Share

Tiranë-Lirohen 3 administratorët e klinikave private që u arrestuan në kuadër të operacionit për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it.

Gjykata e Tiranës vendosi masën detyrim paraqitje për Milidon Kumurakun, administrator i kompanisë që fuste produket në Shqipëri i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për përdorim të mallrave që kishte dijeni të ishin kontrabandë. E njëjta masë sigurie u vendos edhe për dy administratorët e dy klinikave private, Xhuljana Mahmutaj dhe Deisa Shehaj.

Gjykata pranoi  kërkesën e Prokurorisë që hetimi ndaj tyre të vijojnë të zhvillohen në gjendje të lirë. Operacioni u zhvillua 3 ditë më parë, ku u ushtrua kontroll në 30 klinika private në  Tiranë me dyshimin se kryheshin ndërhyrje estetike me mallra të ndaluara. Në kërkim janë shpallur edhe 3 persona te tjera.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?