Botuesi i Kadaresë: Ambulanca pa impiantet e nevojshme, mezi kemi çarë rrugën! I përgjigjet Brataj: S'ke pasur syzet, mjekimin e mori sipas protokollit

3 Korrik, 12:34| Përditesimi: 3 Korrik, 15:11

  • Share

TIRANË- Një deklaratë e botuesit të Ismail Kadaresë se ambulanca nuk ka pasur impiantet e nevojshme ka nxitur reagime me shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Pas përfundimit të homazheve, botuesi Bujar Hudhri foli për momentin e fundit të Ismail Kadaresë, ndërsa tha se ambulanca që mori Kadarenë ishte e thjeshtë, pa ndonjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.

“Ishte moment dramatik kur më lajmëruan. Kur e pashë të shtrirë në atë korridor, ku kishte qenë shumë herë dhe e shikojë gjithmonë në këmbë, i qeshur, solid dhe dukej sikur s’do ikte kurrë nga kjo botë. E morëm në ashensor, ishte në gjendje gati i ngrirë. Hipëm në ambulancë, shume thjeshtë, pa ndonjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit, mezi kemi carë rrugët e Tiranës, ku megjithëse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën. Derisa mbërritëm në urgjencën e QSUT dhe pak sa hapej dera mund të shihje mobilizimin e madh të mjekëve rreth krevatit të tij çka tregonte se diçka jo e mirë po ndodhte derisa heshti gjithçka”, tha Hudhri për mediat.

E nga ana tjetër, Hudhri shprehet se ambulanca mezi hapi rrugën për të shkuar në spital, duke thënë se kjo është alarmante, jo vetëm për Kadarenë, por për çdo qytetar që përballet me një situatë të tillë.

Ju thatë një ambulancë pa ndihmë? Mu duk mua, se unë kam parë që ambulancat duhet të kenë impiante, mu duk sikur s’kishte. Ndoshta gaboj. Ai rreziku sot në Shqipëri, ty s’të hapin rrugën, është fatkeqësi. Isha me një shofer që thonte kjo është e përditshme. Kjo është alarmante, nuk është vetëm për Kadarenë, por për secilin që ka një hall të tillë”, tha Hudhri.

Pas kësaj deklarate, Brataj doli në një reagim për mediat duke thënë se ky pretendim nuk është i vërtetë dhe se ambulanca që ka marrë Kadarenë i kishte të gjitha kushtet. Brataj tha se nuk e di nëse një botues mund ta vlerësojë këtë gjë, ndërsa e ‘shigjetoi’ duke i thënë se mbase s’ka pasur syzet pasi Kadare ka marrë të gjithë ndihmën mjekësore sipas protokollit nga momenti i mbërritjes së ambulancës deri në spital kur nuk u bë dot asgjë për ta rikthyer në jetë për shkak të arrestit kardiak.

“Hudhri vetëm të mos ketë pasur syze, se defilibratori ishte i montuar dhe ekipi mjekësor që bënte masazhin kardiak edhe gjatë transportit drejt spitalit. Hudhri ka ardhur më vonë pasi e ka gjetur ekipin në vendngjarje. Është zbatuar protokolli për të shpëtuar jetën e zotit Kadare”, tha Brataj.

Ismail Kadare një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërroi jetë në moshën 88 vjeç, mëngjesin e 1 korrikut 2024. Kadare pësoi "arrest kardio-respirator".

Ora 15:10
Homazhet për Kadarenë, botuesi i tij: La diçka pa publikuar, e kishte nisur në Paris

1720000228_hudhri.jpg

Kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, iu dha lamtumira e fundit me homazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në homazhe nuk mund të mungonte botuesi i tij, Bujar Hudhri, i cili i ka qëndruar gjithnjë në krah shkrimtarit Kadare, duke e shoqëruar çdo ditë në kafet e tij.

I pyetur nëse mund të ketë ndonjë vepër të publikuar të Kadaresë, Hudhri tha se ai nuk tregonte, por flet për një krijimtari që mund ta ketë lënë pa nxjerrë në treg. Diçka që kishte nisur te kafe Rostan, aty ku Kadare kalonte kohën më të madhe në Paris. Hudhri thotë se të drejtën për publikimet tashmë e kanë gruaja Helena dhe dy vajzat.

“Sa herë që më ka shkuar mendja që një ditë e tillë do vinte më kujtohet avion që zbret nga Parisi që sillte Kadarenë pasi një muaji që përcillja përsëri, e ndiqja me sy derisa avioni zhdukej, më dukej sikur ai është i një planeti tjetër. Në këtë pikëpamje kam menduar se kurrë s’do ta ndiej që ai nuk është, se ai është diku. Kjo diku sot quhet Panteoni i letërsisë botërore. Ai iku fizikisht, por vepra e tij është pasuria më e madhe që i ka lënë këtij kombi.

Dorëshkrim i papublikuar?

Ai kurrë nuk tregonte se çfarë kishte duke shkruar. Kur e kishte nisur dhe do bashkëpunonte me botuesin, ti kuptoje që një vepër e re ka nisu. Ai nuk e tregonte, thonte jam supersticioz. Mund të ketë, ndoshta gjenia e tij nuk mund të rrinte pa krijuar, shpesh herë e kam pyetur.

Ajo që unë mendoj se ka lënë ishte diçka që ka nisur tek kafe Rostan, një kapitull që quhet ‘Mozaikale’ aty janë disa tekste të shkurtra, si xhevahire, brilante, ndoshta kjo bëhet sepse talenti i tij i madh bën që të japë të tilla mrekullira. Jam e sigurt që këtë ka lënë, se shpesh më thonte po, një ngjarje të Juvenilja, një takim, një figurë gruaje. Nga nesër e tutje vendos zonja Kadare me dy bijat.”

Ora 14:56
‘Ambulanca që mori Kadarenë s’kishte kushte’, Brataj i përgjigjet botuesit: Mbase s’ke pasur syzet, trajtimin e mori sipas protokollit

 

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar pas deklaratës së botuesit të Ismail Kadaresë se ambulanca nuk kishte impiantet e nevojshme për të trajtuar një pacient. Brataj hedh poshtë akuzat e Bujar Hudhrit duke thënë se ambulanca që mori Kadarenë kishte të gjitha kushtet e nevojshme, dhe se ndihma mjekësore shkrimtarit i është dhënë sipas protokollit.

Sa herë ka qenë e nevojshme kemi qenë prezent. Kam pasur një raport të tillë që për çdo isha prezent, nga interesimi që unë bëra, ka shkuar ekipi që ndodhej te qendra shëndetësore nr.8 që është pas shtëpisë. E ka gjet në kushte arresti, nga shtëpia në spital ka marrë 3 ampula të adrenalinës sipas protokollit, ventilimi dhe është dërguar një ekip i dytë në vendngjarje. Ekipi i parë është shoqëruar drejt QSUT ka nisur trajtimi sipas protokollit të arrestit kardiak deri në një kohë që kanë vlerësuar që zemra nuk dha asnjë shenjë për tu kthyer në jetë. Përgënjeshtroj çdo deklaratë, besoj është dëshmitar edhe vetë familja Kadare që kanë falënderuar shërbimin e urgjencës herë pas herë dhe në veçanti atë ditë që ndodhi fatkeqësia. Me shenja jeta nuk bëhet reanimacioni kardiopulmonar.

E kemi ndjekur gjendjen e tij, kam qenë i përditësuar, ka pas ekip mjekësh që bënin vizita të rregullta sa herë shfaqej shqetësimi më i vogël. Hudhri vetëm të mos ketë pasur syze, se defilibratori ishte i montuar dhe ekipi mjekësor që bënte masazhin kardiak edhe gjatë transportit drejt spitalit. Hudhri ka ardhur më vonë pasi e ka gjetur ekipin në vendngjarje. Është zbatuar protokolli për të shpëtuar jetën e zotit Kadare.

Ambulanca ka aspiratorin, çantën me medikamente dhe sete të tjera që përdoron sa herë është e nevojshme, dy bombola oksigjeni 10 litroshe, dy bombola 2 litroshe që merret në rast urgjence që në banesë, ka një barelë, karrocë me rrota.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/07/2024 04:04

    Per trafikun ka shume te drejte.

    Përgjigju
  • KASAP QAMUSH REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/07/2024 16:11

    Ore botusi i zotit Kadare a je mir ti nga trut ? Po si mendon ti qē zotit Ismail do i çonin njē ambulant tē till. Po ti spaske me tē vērtet shikim tē mir. Paska tē drejt doktor Brataj. Ngushēllime mē tē sinqerta pēr familjen kadare. Nga shoku jot i ngusht Profesor Doktor Rexhep Leka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?