I ftuar special në emisionin Botërori + ishte gazetari Artan Hoxha i cili shprehet se në këtë Botëror Brazili nuk është dhe aq spektakolar por ka element spektakolar. Brazili do të ishte më mirë pa Neymar.
Ky Brazili nuk është dhe aq spektakolar por ka element spektakolar. Ndryshe nga vitet e kaluara është pragmatik. Në ndeshjen e sotme ishte i kujdesshëm megjithëse nuk e vuri në dyshim fitore. Në pjesën e dytë më nervozoi sepse shënoi golin e dytë në fund të ndeshjes. Guardiola nuk më pëlqen si trajner dhe për këtë arsye dhe Gjermania u skualifikua pasi u mundua të bënte lojën e Guardiolës. Kam veshur fanellën e Brazilit , Neymar është dëmtuar nga faullët, meksikanët luajnë ashpër. Neymarit po i'a dhe pak justifikimin aq do. E vetmja frikë që kisha ishte se trajneri mos të ishte italian. Brazili pa Neymarin në fushë është më mirë. Ndoshta nuk do jetë spektakolar por do të ishte më mirë.
Artan Hoxha, gazetar