Boks/ Mike Tyson humb ndeshjen me youtuberin Jake Paul, perëndimi i një miti

16 Nëntor, 07:57| Përditesimi: 16 Nëntor, 16:40

  • Share

Edhe pse kanë kaluar pothuajse 20 vjet nga hera e fundit që ka hyrë në ring, Mike Tyson donte t’i tregonte botës se ende di t’ia dalë, por pesha e 58 viteve të tij u ndje! Me pikë, me një vendim unanim, Jake Paul, influencer dhe youtuber 27-vjeçar, fitoi ndeshjen  që u përfol për muaj të tërë. Një ndeshje që shumë njerëz e kishin të vështirë ta ndiqnin pasi probleme me lidhjen në Netflix u raportuan anembanë botës.

Hyrja
Paul, në Dallas, Shtetet e Bashkuara, përpara 80 mijë njerëzve, hyri në skenë nën tingujt e "In the air tonight" nga Phil Collins. Ai ishte në një makinë të hapur me një pëllumb të bardhë në kafaz. Një shfaqje brenda shfaqjes, një tallje ndaj ish-kampionit të botës në boks, i cili gjithmonë ka treguar se i do shumë, që kur ishte fëmijë, ato shpendë. Pastaj nisi ndeshja.

Ndeshja
Që nga raundi i parë, ishte më shumë se një ndeshje demonstrimi. Sepse Mike sulmoi menjëherë duke e hedhur në litarë kundërshtarin fatkeq (dhe të guximshëm, këtë duhet t’ia pranojmë). Por kundërshtari nuk luajti rolin e një viktime të sakrifikuar. Në raundin e parë ai u përgjigj goditje pas goditjeje, duke dalë nga një situatë mjaft e rrezikshme. Mjaftuan ato dy minutat e para për të çmendur turmën në stadiumin e Dallas Coëboys, AT&T Stadium në Arlington të Texasit.

Edhe në raundin e dytë, Tyson nuk pati mëshirë për Jake Paul: goditje me të majtën, me të djathtën, grusht me të majtën. Me pak fjalë, një forcë e natyrës. Por lodhja filloi të ndihej në raundin e tretë, kur youtuber-i mori skenën dhe u duk më agresiv, duke e goditur me një të djathtë të fuqishme. Në raundin e katërt, Tyson filloi të ndiente rëndë lodhjen e raundeve të para. Jake Paul mori frymë dhe ishte më sulmues me një sërë grushtash të djathta dhe të majta. Mike u mbrojt, por u duk më pak i kthjellët edhe në raundin e pestë dhe të gjashtë.

27-vjeçari u surprizua nga një grusht i majtë i ish-kampionit të botës, por u mbrojt siç duhet. Kështu u arrit në raundin e tetë (dhe të fundit), dhe menjëherë pati një shkëmbim goditjesh mes të dyve, por edhe këtë herë Mike dukej se synonte vetëm të kufizonte dëmtimet fizike. Kaq shumë sa për të nderuar Jake Paul, i cili tani mund të tregojë jo vetëm që nuk u rrëzua nga goditjet e Tyson, por edhe që e mposhti atë.

27-vjeçari kishte deklaruar se për këtë përballje paguhet 40 milionë dollarë (afro 38 milionë euro), ndërsa për të “hekurtin” pati fjalë që do të fitonte 20 milionë dollarë (afro 19 milionë euro).

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 16/11/2024 10:34

    20 milione dollaret kishin me teper rendesi per Mike, te tjerat si lavdine dhe famen i ka humbur me kohe.

    Përgjigju
    • Bravo: 16/11/2024 12:32

      Kjo ndeshje esht ba vec per lek . Miliona euro

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?