Bozdo: Kuvendi e kthen PD-në de facto në opozitë! Reagimi i DASH për Berishën, aspak koherent

29 Prill 2022, 19:16| Përditesimi: 29 Prill 2022, 19:33

  • Share

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit të PD pritet të mbledhë nesër Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjidhen strukturat. Për Enno Bozdon, ky organizim rikthen Partinë Demokratike de facto në rrugën e opozitarizmit. Duke folur për ‘Kontrast’ në Report TV ai shtoi se vetë pjesëmarrja e prej 40 mijë demokratëve në zgjedhjet për krerët e degëve të PD tregoi se shumica e bazës është me ‘Rithemelimin’.

“Mos prisni diçka të rëndësishme. Ndryshimet e elitave politike nuk ndodhin për tre muaj, por shtrati është aty. Ky Kuvend e rikthen PD-në në opozitë jo zyrtarisht, por për kauzat që propozon dhe bien dakord” – tha Bozdo.

Ai u shpreh se mes 40 mijë demokratëve që morën pjesë në zgjedhjet e degëve kishte edhe emra themeluesish që kishin vite pa u angazhuar në PD. Bozdo tha se nga sot kjo opozitë duhet të gjykohet nga aksionet e saj politike dhe çfarë prodhon.

Lidhur me reagimin e DASH për Sali Berishën, që Report TV siguroi sot, Bozdo tha se ai është një qëndrim aspak koherent.

“Sot në Shqipëri nuk flitet më për korrupsio nga ana e zotit Berisha, por për korrupsionin e kësaj qeverie. Atë motivacion Lulzim Basha dhe të tijët nuk e besuan në çastin kur u dha… Të thuash që veprimet korruptive të Berishës shqetësojnë Shqipërinë dhe rajonin duket që është shkruar nga dikush që e sheh vendin tonë si një pikë uji në oqean. Rekordet e llahtarshme të korrupsionit i kanë socialistet, mjafton të lexohet raporti i fundit. Shqiptarët janë bërë për të folur me vete dhe kanë një problem të madh që duhet të fokusohen për të sjellë rrotacionin dhe një të nesërme ndryshe” - tha Bozdo për ‘Kontrast’.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 30/04/2022 12:11

    Enno:zoti te ruajt mende ty e shokeve te tu

    Përgjigju
  • Agushi: 30/04/2022 07:19

    Po gjithe jeten budalla ngele o Enno,me dy n? Po si ka mundesi qe palluqja jep leksione democracie?Ky eshte i pa afte deri ne maximum,vodhi kur ishte zv minister dhe kaq eshte puna e jeta e ketij lloshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?