Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re. Kështu deklaroi në një intervistë në Report Tv Enno Bozdo, ish-koordinator i Partisë Demokratike, ku tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar. Sipas Bozdos duhet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe vëtë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim.
‘Kuvendi trajtoi çështjet e manipulimit dhe tjetërsimit të votës së shqiptarëve. Ku kongres nuk solli asgjë të re, ky kongres me debatin apo me bisedimin tonë të brendshëm ka rritur presionin mbi PD se ky debat vërtet nuk u mbajt në sallën e Kuvendit, por duhet iniciuar sa më parë. PD nuk duhet të reshtë së provuari duke mbledhur prova për të treguar manipulimin e zgjedhjeve dhe tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve. Kjo ishte pjesa e parë, që unë besoj se u shterua. Kam kërkuar që Kuvendi të mos ndalej këtu, me të thënë këtë kemi thënë gjysmën e së vertetës. Gjysma tjetër është të kthehemi drejt vetes, çfarë kemi bërë mirë dhe ku kemi gabuar. A ishte strategjia e duhur? Ekipi, a ishte më i mirë? Ajo që më shqetëson është fakti se për herë të parë në historinë e Shqipërisë një forcë politike qëndron 12 vite në opozitë. Ka shumë zëra që mendojnë se ne duhet të shohim rolin tonë në shoqërinë shqiptare. Shoqëria shqiptare meriton dhe pret shumë më tepër nga PD. A jemi ne të aftë të ndërtojmë një ekipi fitues? E dinim se Rama do t’i vidhte zgjedhjet! Jam i sigurt që ky transformim i votës do të bëhet edhe në zgjedhje të tjera. Çfarë do të bëjë PD? Kjo më shqetëson dhe i kërkova Bashës të paktën në fjalimin e tij të hapnin këtë lloj debati.’- tha Bozdo.
I ndalur tek debati që duhet të zhvillohet brenda Partisë Demokratike, Bozdo tha se duhet të organizohet sa më parë, si një formë diskutimi se ku do të arrijë kjo parti dhe si duhet të veprojë që të shpallet një parti fituese. Bozdo vlerësoi si revolucionare, platformën e paraqitur nga ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ‘Manifesti politik’, për reformimin e PD-së. Bozdo tha se ajo është provokatore, pasi nxit nervin e demokratëve dhe synon që të kthejë PD-në në vitet e saj më të lavdishme. Bozdo tha se PD është i vetmi instrument që mund të rrëzojë Ramën dhe se me zbatimin e platformës ë Kadillit, mund të arrihet fitorja.
‘Kemi pasur një platformë të Kadillit, që reflekton dhe tenton ta kthejë në vitet e lavdishme. PD nuk mund të shikohet si forca që ka mbetur mbrapa. PD ka ende burime të mira njerëzore dhe integritetin për të sjellë shpresën tek shqiptarët. U themi shqiptarëve që këto kanë vjedhur, por për ne nuk kishte asgjë të re. Aleanca me shoqërinë shqiptare është e vetmja që e kthen PD në parti fituese. 'Eliminoi statutet e tjera, dhe i takonte kryesisë që të miratonte ndryshimet statutore. Eshtë provokatore, platforma e Kadillit, pasi nxit nervin e PD-së. Disa të tjera kanë nevojë që të diskutohen. Ne duhet të fillojmë një diskutim tonin të brendshëm se ku duhet të arrijmë. Unë sot kam në tavolinë vetëm propozimet e Kadillit. Ne na duhet një rikonceptim i PD-së. PD është i vetmi instrument të rrëzojë Ramën, dhe për këtë duhen ndershmëri dhe platforma e Kadillit është një nga këto. Këtij debati do t’i rikthehemi, sa më shpejt të diskutojmë më njëri tjetrin se çfarë duhet bërë dhe si duhet bërë, aq më shpejt do e nxjerrim PD parti fituese. Ka pika të caktuar të platformës së Kadillit që i pranon edhe Basha. Platforma e Kadillit është revolucionare, dhe do dojë kohë të pranohet. Kadilli dhe ato që kanë punuar me të edhe të tjerët, Markut më duhet t’i njohe meritën pasi mbajti një fjalë vërtetë të ndershme, solli tezat e Kadillit aty në Kuvend. Kadilli dhe të tjerët të mos heqin dore. Duhet të fillojmë debatin dhe diskutimin rreth nesh e kemi tashmë një platformë.’- tha Bozdo.
Largimin i Arben Ristanit si dhe ish-kryetares së PD-së Edith Harxhi, Bozdo thotë se kjo gjë dëmton imazhin e PD-së dhe tkurr partinë, në kulmin e debatit se si të kthehen në shumicë.
‘Largimi i Ristanit dhe Harxhit ndoshta dhe disa figurave të tjera që flasin shumë dhe tregojnë shumë nuk dëmton këta njerëz por dëmton imazhin e PD. nuk më pëlqen imazhi i një partie që tkurret. Në kulmin e debatit ku të kthehemi si shumicë ne marrim hapa pas.’- tha Bozdo.
Te gjithe shajne Kryetarin, kur humben zgjedhjet. Te gjithe lavderojne Kryetarin kur fitohen zgjedhjet. Cdo demokrat duhet te mbaje pergjegjesi per humbjen. Kur nuk ben fushate, skenpse ben analiza z. Bozdo.
Përgjigju